Gëzuar datëlindjen, kolege e nderuar, Zenepe Luka!
Dje gazetarja e njohur Zenepe Luka kishte datëlindjen. “Edhe 100”- uron “Koha Jone”!
Ajo dje shkruante në facebook-un e saj këtë shënim:
SOT
Unë kam datën e lindjes.Do të festoj me familjen, por edhe mike të shtrenjta.
Ndjehem e ngazëllyer, sepse urimet kanë nisur që në minutat e para të ditës se shenjte.
Për ju miq dhe mike të shtrenjta, por përcjell nja nga urimet e para.
Sot, do të notoj në detin e emocioneve.
Sot, jam tek sejcili prej jush dhe ju të gjithë, jeni pjesë e gëzimit tim.
G Ë Z U A R!
Zenepja mbetet nga gazetarët femra e para dhe më kurajoze në profesionin e saj. Ndaj respekt për punën e saj ndër vite, sidomos për përkushtimin e saj si korrespodente për Vlorën në ngjarjet me të vështira të vitit 1997.
Edhe njëherë: Edhe 100, Zenepe!