Gigi Hadid: Jam krenare për origjinën time palestineze
Gigi Hadid është gjysmë palestineze dhe ndihet krenare për këtë fakt. Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka ndarë me ndjekësit këtë foto, ku ndodhet së bashku me disa mikesha. Kalova natën më të bukur me disa mikesha të vjetra. Ndihem e bekuar për këtë miqësi të krijuar, e cila do të na mbajë lidhur për gjatë gjithë jetës. Kaq shumë dashuri në këtë periudhë festash, shkruan modelja 20 – vjeçarja. Teksa mbyll postimin e saj ajo thotë se këto piktura janë pjesë e kulturës së saj. Gjysmë – palestineze dhe krenare, përfundon postimin Hadid.