Gjekmarkaj për Ramën: Po tenton të zhdukë opozitën dhe Kushtetutën

Një sesion sfidash dhe betejash, po aq sa paradoksal e ka cilësuar deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj këtë sesion të ri parlamentar, ku edhe ka akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij ka krijuar një realitet neo-otoman.

”E di që duket paradoksale, jemi në parlament dhe nuk njohim 11 majin. Në vend të zgjedhjeve patëm një farsë në çdo aspekt. E tha raporti i OSBE që partia dhe shteti janë një. Zgjedhje të manipuluara e fasadë që ne do ti denoncojmë dhe nuk do të reshtim ta bëjmë sërish. Jemi në parlament edhe për këtë dhe për të shfrytëzuar çdo hapësirë të mbetur për të komunikuar me shqiptarët e ndërkombëtarët. Paraditen në parlament nuk e ndaja dot që jemi në realitet neo-otoman apo neo-komunist? Jemi në realitet paradoksal dhe e ndjeja në çdo minutë e orë që isha në parlament”, tha ai në ”A2cnn”.

Po ashtu Gjekmarkaj shkon më tej me akuzat ndaj kreut të qeverisë duke shtuar se ai po tenton të opozitën dhe Kushtetutën. ”Flitet për Europën, kapituj e parime dhe sjellja është ose neo-otomane ose neo-komuniste për të zhdukur dhe mbyllur gojën opozitës, për të kthyer kushtetutën dhe pastaj rregullorja e kuvendit e dhunuar nga socialistët duke ndryshuar krejt strukturën për të zvogëluar opozitën”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sjelljen e opozitës në Kuvend e shikon si pasojë të sjelljes së mazhorancës. “Nuk janë fajet tona që historia përsëritet. Duhet të ishte histori progresi, jo honesh ngjitjesh e rëniesh. Ne jemi në moment rënie, kemi ceduar te zgjedhjet ,liria ekonomike e media jemi në regres”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?