Gjendet pas 18 vjetësh vajza e rrëmbyer në inkubator

Për 18 vite e jetës së saj, vajza e lindur si Kamiyah Mobley kishte jetuar me një emër tjetër. Një fqinje e saj në Walterboro, Karolina e Jugut e përshkruan atë si një 18-vjeçare normale që jetonte vetëm me gruan të cilën e dinte nënën e saj.

Por një analizë ADN këtë javë zbuloi se Mobley ishte rrëmbyer nga një spital në Florida në qershor të vitit 1998 nga një grua e veshur si infermiere.

Vajza u gjet këtë javë në Karolinën e Jugut, ku policia arrestoi Gloria Williams, 51 vjeçe, gruan që e kishte rrëmbyer 18 vjet më parë teksa ishte foshnjë në inkubator dhe që gjithë kohës ishte hequr si nëna e saj.

Mobley kishte vetëm 8 orë që kishte ardhur në jetë kur u rrëmbye nga nëna e saj e vërtetë.

Ngjarja pasoi me një kërkim të madh me helikopterë mbi spital apo nëpër qytet dhe mijëra hetime u bënë gjatë këtyre viteve, por autoritetet asnjëherë nuk ranë në gjurmët e saj, deri një javë më parë.

SHKARKO APP