Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjergj Luca në tempullin e Bektashizmit, me Baba Mondin, atje ku mëkohet dashuria për Zotin dhe Atdheun

Lajme
E hënë, 1 Shtator 2025 21:09
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Në një seri videosh të publikuara në rrjetet sociale, sipërmarrësi Gjergj Luca na udhëheq në një pelegrinazh shpirtëror e historik drejt zemrës së Bektashizmit, në Muzeun e ngritur brenda Odeonit (Faltorja e Madhe), pjesë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Ky nuk është një udhëtim i zakonshëm, por një takim i rrallë me rrënjët e shpirtit shqiptar, ku feja dhe atdheu gërshetohen në një të vetme.
I pritur dhe i shoqëruar me përzemërsi nga Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj,Baba Mondi, Gjergj Luca na përcjell përmes emocioneve të tij të thella historinë e gjallë të Bektashizmit, duke e vendosur atë jo thjesht si një traditë fetare, por si një shtyllë të identitetit kombëtar shqiptar. Për Lucën, lidhja me këtë besim nuk është e rastësishme: ajo buron nga nëna e tij, pinjolle e frashëllinjve të Përmetit, që i dhanë kombit figura të pavdekshme të Rilindjes.

Nis ky udhëtim i Gjergj Lucës, që me 30 gusht, në 61-vjetorin e lindjes, me citimin që ai bën publik, si vijon: Sot kam ditëlindjen, mbush plot 61 vjeç dhe kam ardhur ta festoj me baba Mondin. Si djalë i një nëne bektashie, stërmbesa e rilindasit Sami Frashëri më pranoni që tu uroj unë në ditëlindjen time, tu jap nga energjia e mirë që kam trashëguar ndër breza e tu them se dashuria për Perëndinë brenda secilit prej nesh le të jetë bashkim e aspak ndarje. Paqe për të gjithë, mend në kokë dhe vullnet për punë të mirë!
Muzeu i Bektashizmit, që viziton Luca, është një udhëtim në kohë dhe shpirt. Ekspozita është e organizuar në 12 stenda dhe 12 vitrina, një simbolikë madhështore e 12 Imamëve, themele të besimit bektashian. Brenda tyre rrëfehen histori të rralla: nga themeluesi Haxhi Bektash Veli, te “katër portat” që përmbledhin filozofinë shpirtërore të këtij urdhri, deri tek shenjtëria e Malit të Tomorrit, si qendër pelegrinazhi dhe bashkimi shpirtëror i mijëra besimtarëve ndër shekuj.

Artefaktet flasin vetë: dokumente të rralla, botime të hershme, fotografi të klerikëve dhe atdhetarëve, relikte të çmuara, dorëshkrime të shekujve të kaluar, koleksione monedhash dhe vulash në osmanisht e arabisht, uniforma dhe manekinë që paraqesin hierarkinë bektashiane, përfshirë edhe petkun e Dede Reshat Bardhit, një prej figurave më të ndritura të kësaj tradite. Këto dëshmi nuk janë thjesht muzeale, por dëshmi të një trashëgimie që ka bashkuar fenë me dashurinë për atdheun.
Ndryshe nga imazhi i zakonshëm i Lucës, si biznesmeni i historive të suksesit, si qytetari kritik që me sinqeritet dhe kurajë artikulon nevojën për një Shqipëri më të drejtë dhe më dinjitoze, këtë herë ai na shfaqet si pelegrin, si bir i besimit dhe i kombit, duke folur nga një tempull ku heshtja dhe respekti ndaj historisë bëhen fjalë më të fuqishme se çdo debat publik.

Në këtë takim me Baba Mondin, Luca shpreh edhe vizionin e tij për të ardhmen. Ai e përshëndet idenë e Kryegjyshit Botëror për krijimin e një mini-shteti shpirtëror bektashian në Tiranë, një entitet pa ushtri, pa polici e pa taksa, por me një “zemër të madhe” për paqe, tolerancë dhe bashkim të besimtarëve në mbarë botën. Madje, me humor dhe simbolikë të thellë, Luca shpalli se “Fish City”, qyteti që ai ndërtoi mbi rrënojat e së shkuarës, do të jetë qyteti i parë i këtij mini-shteti Bektashi.
“Në pamundësi të takimit të ministrave tanë të Jashtëm, Kryegjyshata Botërore dhe Fish City Rozafa vendosën sot marrëdhënie diplomatike mes tyre. Kryegjyshi Botëror Baba Mondi priti në takime të veçanta kryeministrin e Labinotit, katoliko-bektashiun, shqiptarin 100 karatësh, Gjergj Ndrek Mimika Luca…”, shkruan Luca në një nga publikimet e tij, duke e kthyer vizitën në një bashkëbisedim simbolik mes shpirtit dhe kombit.
Në fund, ai e përmbyll mesazhin e tij me një pohim që tingëllon si amanet:
“Ta duash edhe Zotin edhe Atdheun është detyrë e dyfishtë për cilindo. Komuniteti shqiptar i Bektashinjve e ka treguar me vepra, që nga Rilindja Kombëtare e deri më sot. Atdhe dhe Fe mbetet deviza e këtij komuniteti fetar e atdhetar!”
Ky rrëfim i Lucës nuk është thjesht një vizitë muzeale, por një dëshmi e gjallë se besimi dhe kombësia, kur bashkohen, krijojnë një forcë që kapërcen kohët, një frymë që vazhdon të ushqejë identitetin tonë si shqiptarë.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Lesi: Pse nuk shkoni te Rama dhe ta shkatërroni live? Se mund të japë dorëheqjen…

Lesi: Pse nuk shkoni te Rama dhe ta shkatërroni live? Se mund të japë dorëheqjen…

Para 7 orësh
Dy ndryshime në qeveri këtë të mërkurë

Dy ndryshime në qeveri këtë të mërkurë

Para 7 orësh
Eurodeputeti bullgar reagon për protestat në Tiranë, Kovatchev: Të dëgjohen zërat e të rinjve

Eurodeputeti bullgar reagon për protestat në Tiranë, Kovatchev: Të dëgjohen zërat e të ...

Para 7 orësh

Etiketat e lidhura

albert vatajBaba MondiBektashizmiGjergj Luca
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 5 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 6 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 6 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 6 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 11 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2
Para 10 orësh

3 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 9 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 11 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.