Gjergj Luca nesër hap Allishverishin në Elbasan; Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti të ftuar specialë
Sipërmarrësi i njohur Gjergj Luca ka njoftuar me një videomesazh hapjen e Allishverishit të radhës në Elbasan, duke përmbushur kështu paralajmërimin e bërë muaj më parë, kur sapo kishin nisur punimet për ngritjen e kësaj strukture të re të kulinarisë detare.
“Nesër kemi sebep në Elbasan, çelet restoranti më i ri i peshkut i linjës Allishverishi. Nga partia ime ftoj vetëm Salianjin dhe doktor Alimehmetin; ju të tjerët ngrohuni në diellin e Shqupit!”, shprehet Luca me stilin e tij karakteristik, plot humor dhe thumb politik.
Ai sqaron se për këtë event promovimi ka zgjedhur t’i ftojë nga partia e ime, nga zemra ime, Partia Demokratike vetëm dy emra, Ervin Salianjin dhe Ilir Alimehmetin, duke e cilësuar praninë e tyre si një ogur të mbarë për rrugëtimin e këtij investimi të ri.
Allishverishi i Elbasanit vjen pas suksesit të pikës së parë në Tiranë, duke e shndërruar këtë seri njësish në një markë të konsoliduar të shërbimit me produkte deti. Me hapjen e tij, Luca synon të zgjerojë më tej hartën kulinare të brendshme të vendit dhe të ofrojë një standard më të lartë të kuzhinës së peshkut për publikun elbasanas.
AV
KOHA JONË SONDAZH

