Gjergj Luca, nga Fish City në det, ku “Rozafa” blindon pozitat e kompanis lider, përmes punës dhe vizionit

Nga Albert Vataj
Për Gjergj Lucën, koha nuk matet me orë, por me arritje. Ndërsa shumica do të ndaleshin për të festuar një sukses, ai tashmë është në hapin tjetër, nga toka në det, nga fabrika automatike në fermën e tonit, nga inovacioni në traditë.

Orët e fundit, sipërmarrësi i njohur ka prezantuar me entuziazëm atë që e quan “gëzimi dhe arritja më e madhe e Rozafës për këtë vit”, vënien në punë të një fabrike plotësisht automatike në zemër të “Fish City”-t, në Labinot të Elbasanit. Një investim që shënon një kthesë historike jo vetëm për kompaninë e tij, por për industrinë shqiptare të përpunimit të peshkut.
“Kjo është hera e parë që teknologjia norvegjeze vjen në Fish City,”, shprehet Luca, duke prezantuar me krenari sistemin që do të vendosë standarde të reja në përpunimin dhe paketimin e karkalecit të detit. Një fabrikë inteligjente, e ardhur nga Norvegjia në tre kontenierë, që do të instalohet në një hapësirë prej 1200 metrash katrorë dhe që pritet të finalizohet me robotizimin e plotë të linjës së prodhimit.
Luca e sheh këtë hap si pjesë të një filozofie zhvillimi afatgjatë, ku automatizimi dhe teknologjia janë çelësi i konkurrueshmërisë.
“Duhet të jemi gati për tregun e Bashkimit Europian. Atëherë nuk do të konkurrojmë me fuqinë punëtore, por me teknologjinë,”, nënvizon ai, duke bërë thirrje që sipërmarrësit shqiptarë të paraprijnë, jo të mbeten pas.
Sipas tij, kjo fabrikë do të ketë kapacitetin të përpunojë një trajler në ditë, duke forcuar dukshëm pozicionin e eksporteve shqiptare drejt tregjeve veriore të Europës dhe atyre aziatike. Është një ambicie e guximshme, që mbështetet mbi punën, besimin dhe përkushtimin që e kanë bërë “Rozafën” sinonim të cilësisë.

Në një tjetër material video, ai na çon në fermat e tonit në Jug, ku deti bëhet hapësira e dytë e laboratorit të tij të suksesit. Kamera ndjek ritmin e ditës së punës, nga ushqyerja e peshqve, te mënyra se si ruhen në kushte optimale, deri te përgatitja për eksport. Çdo detaj tregon jo vetëm disiplinë, por edhe dashurinë për detin dhe profesionin.
Në vetëm pak minuta, videoja sintetizon filozofinë e punës së Luca-s: në biznes nuk ka pushim, por vetëm ritëm, vizion dhe përgjegjësi ndaj cilësisë.
Nga fabrika automatike në Fish City deri te fermat e hapura të tonit, çdo hallkë e sistemit “Rozafa” është dëshmi e përpjekjes për ta bërë Shqipërinë jo vetëm prodhuese, por edhe konkurruese në tregjet më të zhvilluara.
Në këtë itinerar të pandalshëm mes inovacionit dhe përkushtimit, Gjergj Luca mbetet shembull i sipërmarrësit që punon jo për t’u treguar, por për t’i dhënë vlerë punës, duke i kthyer valët e detit dhe makineritë e fabrikës në një simfoni të vetme, atë të krijimit të së ardhmes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?