Gjergj Luca për zgjedhjet në Kosovë: “Votoni, dhe mos harroni ata që sollën lirinë”

Nga Albert Vataj
Sipërmarrësi Gjergj Luca, i njohur jo vetëm për aktivitetin e tij ekonomik, por edhe për ndërhyrjet publike me rezonancë kombëtare, ka përcjellë një mesazh reflektimi për shqiptarët e Kosovës në prag të zgjedhjeve të përgjithshme. Thirrja e tij nuk është thjesht për të shkuar në votime, por për të votuar me ndërgjegjen e kujtesës historike.

“Kosovë e dashur, nesër, kur të votosh, mos harro heronjtë e tu që të bënë të pavarur, përjetësisht në aleancë me Amerikën. Me votën tuaj respektoni më shumë se kurrë Ibrahim Rugovën, Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn. Votoni duke respektuar lirinë”, shprehet Luca në një videomesazh të shpërndarë në rrjetet sociale.

Në mesazhin e tij, Luca sjell një episod të njohur nga historia politike amerikane, të lidhur me presidentin Abraham Lincoln. Teksa Lincoln largohej nga Shtëpia e Bardhë për t’ia lënë vendin pasardhësit, thuhet se ai ishte shprehur: Kujto këto shkallë që po i ngjit sot dhe ata që të ndihmuan t’i ngjitësh; sepse një ditë do të duhet t’i zbresësh, dhe nëse nuk ke treguar mirënjohje, do t’i zbresësh vetëm.
Kjo metaforë shërben si një paralajmërim moral, pushteti është i përkohshëm, ndërsa mirënjohja është themel që e legjitimon atë.
Duke e përkthyer këtë simbolikë në realitetin e Kosovës, Luca nënvizon se vota nuk duhet të jetë vetëm akt procedurial. Ajo është një akt besnikërie ndaj sakrificës, ndaj atyre që drejtuan rezistencën politike, që morën armët kur liria u mohua, dhe që udhëhoqën procesin e shtetformimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesazhi i tij është i drejtpërdrejtë, me votën tuaj, mos harroni arkitektët e lirisë, ata që paguan çmimin më të lartë, si edhe ata që morën përgjegjësinë e pavarësisë. Respektojini, vlerësojini dhe mbështetini, sepse liria kërkon jo vetëm guxim për t’u fituar, por edhe maturi për t’u ruajtur.
Në thelb, apeli i Gjergj Luca-s i tejkalon kufijtë e një deklarate simpatish individuale. Ai kërkon që politika në Kosovë të mos shkëputet nga memoria themelore e shtetit.
Demokracia, sugjeron ai, fiton peshë vetëm kur vota ushqehet nga reflektimi, nga mirënjohja dhe nga vetëdija se liria nuk është dhuratë, është amanet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?