Gjiknuri: Investimet në rrjet, garanci për sigurinë energjitike

Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri thekson se vetëm përmes disiplinës financiare do të mund të kryhen investimet në rrjetin energjitik, të cilin e konsideroi të amortizuar dhe për pasojë numri i defekteve është i lartë.

Gjiknuri dhe kreu i OSHEE Adrian Cela ishin të pranishëm në inspektimet e kryera në Vlorë.

Ministri i Energjisë tha se investimet në rrjetin energjitik do të garantojnë sigurinë energjitike.

Gjithashtu Gjiknuri ka apeluar për hapjen e sporteleve të tjera nga ana e OSHEE për t'iu përgjigjur fluksit të qytetarëve që po paguajnë detyrimet e prapambetura të faturave të energjisë. 

SHKARKO APP