FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjiknuri: Qeveria gati të investojë që zgjedhjet të bëhen totalisht me votim elektronik

Deputeti i PS, Damian Gjiknuri foli në seancën e sotme lidhur me Reformën Zgjedhore, ku mes të tjerash u shpreh se komisioni do të kërkojë shtyrjen e afatit.

Numërimi elektronik ka rënë pre e një histerie, edhe pse vetë palët kishin kërkuar më shumë teknologji në zgjedhje. Qeveria e ka shprehur prej kohësh gatishmërinë për të siguruar financimin, në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të zhvillohen tërësisht me votim elektronik.

Komisioni i Reformës Zgjedhore, në mbledhjen e radhës, do të kërkojë shtyrjen e afatit. Është bërë një punë e mirë, por ka pasur pengesa për shkak të konflikteve politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

E vetmja mënyrë për t’i zgjidhur këto çështje është përmes reformës zgjedhore. Pa një reformë që adreson rekomandimet e OSBE-së, nuk ka zgjidhje tjetër. Opozita le të paraqesë propozimet e saj. Ne nuk kemi imponuar asnjë rregull dhe nuk kemi arsye ta bëjmë këtë. U kemi lënë mundësinë të zgjedhin“, tha Gjiknuri, mes të tjerash.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?