Gjiknuri takon zyrtaren e DASH: Mbështetje reformës në energji

 

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri priti në një takim Robin Dunnigan, Zëvendës Ndihmës Sekretare për Diplomacinë Energjitike në zyrën e burimeve energjitike në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Ministri Gjiknuri njohu zyrtaren amerikane me hapat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për të reformuar sektorin energjitik.

Në këtë kontekst, ai falënderoi Shtetet e Bashkuara për ndihmën që kanë dhënë në këtë përpjekje përmes programit të USAID-it.

Zyrtarja amerikane përgëzoi qeverinë shqiptare për reformën që po ndërmerr në sektorin energjitik dhe qasjen e re që po promovon për eksplorimin e pasurive nëntokësore hidrokarbure duke hapur procesin për kompanitë serioze ndërkombëtare.

Në këtë linjë, ajo konfirmoi interesin e kompanive amerikane për tu njohur nga afër me potencialet që ofron Shqipëria edhe në këtë fushë.

Gjiknuri u ndal tek rëndësia që mbart projekti i Korridorit Jugor të Gazit për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ai njoftoi zyrtaren amerikanese brenda pak ditësh, në Shqipëri do të fillojnë zyrtarisht punimet në terren për ndërtimin e rrugëve të aksesit të gazsjellësit TAP, pjesë e Korridorit Jugor të Gazit.

Dunnigan deklaroi se ky projekt ka një rëndësi strategjike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa konfirmoi mbështetjen edhe për mundësinë e degëzimit me gazsjellësin Adriatiko-Jonian (IAP) dhe më tej procesin e gazifikimit të Shqipërisë.

Zyrtarja e SHBA e njohu ministrin me zhvillimet rajonale energjitike dhe se si ato të harmonizohen më mirë me interesat e Shqipërisë dhe rajonit në sigurinë energjitike.

Shhtetet e Bashkuara të Amerikës do të mund ti ofrojnë Shqipërisë mbështetje teknike për kuadrin rregullator sa i takon energjisë elektrike por edhe në fushën e shfrytëzimit të hidrokarbureve.

Dunnigan deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të luajnë gjithashtu një rol aktiv për të harmonizuar qëndrimet me Bashkimin Evropian, me synim nxitjen e investimeve që çojnë në forcimin e lidhjeve të interkonjeksionit në energji elektrike dhe gaz mes vendevetë Evropës Juglindore.

SHKARKO APP