Gjiknuri: Treg i përbashkët energjetik me Kosovën, avantazh për ne

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri dhe homologu i tij kosovar, Blerand Stavileci, nënshkruan sot në Tiranë, deklaratën  për krjimin e tregut të përbashkët të energjisë elektrike, Shqipëri- Kosovë.

Ministrat Gjiknuri dhe Stavileci, pas nënshkrimit të deklaratës dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ministri Gjiknuri, vlerësoi rëndësinë e projektit në krijimin e një tregu të përbashkët energjetik me Kosovën dhe u shpreh se, përmes tij synojmë harmonizimin e burimeve me Kosovën.

“Krijimi i një tregu së bashku me Kosovën dhe sidomos forcimi i tregut rajonal krijon mundësi dhe avantazhe për Shqipërinë”, -tha ministri Gjiknuri, ndërsa vuri në dukje se politikat e qeverisë synojnë fuqizimin e lidhjeve me vendet fqinje përsa i përket interkonjeksioneve.

Investimet mes dy vendeve do të krijojnë mundësi për harmonizimin e burimeve duke bërë investimet e duhura dhe duke marrë avantazhin të dyja vendet tona, tha më tej Gjiknuri.

Ndërsa nga ana e tij, ministri kosovar Stavileci, u shpreh se, ideja e këtij projekti për krijimin e një tregu të përbashkët të energjisë, është e një rëndësie të veçatë për Shqipërinë dhe Kosovën, pasi ai do të krijojë shumë avantazhe për të dy vendet tona.

Sipas tij,  krijimi i tregut të përbashkët të energjisë, do t’i hapë rrugë hartimit  dhe studimit të fizibilitetit të projekteve të reja në kete sektor, qe me mbeshtetjen edhe te donatoreve do te gjenerojne perfitime per vendet tona. “Liberalizimi i tregut energjitik eshte i rendesishme ndaj po punojume pere projekte te perbashketa ne kete fushe” tha ai.

Zbatimi Projektit energjitikë Shqiperi – Kosovë

Projekti për ndërtimin e “Linjës interkonektive 400 kV Shqipëri- Kosovë”, konsiston në ndërtimin e një linje te tensionit të lartë me gjatësi rreth 238 km, prej së ciles 153.5 km në territorin shqiptarë dhe 85.5 km në territorin e Kosovës. Punimet për këtë projekt në pjesën e Shqipërisë parashikohet të përfundojnë brenda këtij viti. Ndërkohë që në Kosovë, deri në kufirin me Shqipërinë, projektit ka përfunduar punimet që vitin e kaluar.

Projekti “Linja e interkonjeksionit 400 kV Shqipëri – Kosovë”

Projekti për ndërtimin e “Linjës së interkonjeksionit 400 kV Shqipëri – Kosovë (Tiranë – Prishtinë) është financuar prej KFW Frankfurt Am Main në formën e huasë. Qëllimi i projektit të kësaj linje interkonjeksioni është të përmirësojë sigurinë në kosto më efikase dhe me humbje sa më të vogla në transmetim dhe furnizim me energji elektrike në Shqipëri, të përmbushë kushtet për një treg të integruar të energjisë elektrike në Evropën Juglindore dhe të krijojë kapaciteteve importuese dhe eksportuese me tregun e Kosovës dhe atë rajonal.

Duke konsideruar që prodhimi i energjisë elektrike në Shqiperi predominohet nga hidroenergjia dhe në Kosovë nga termoenergjia, kjo linjë interkonjeksioni do të ndihmojë në balancimin e tregut të energjisë të dy vendeve dhe do të reduktojë riskun hidrologjik në Shqipëri. Tregu i energjisë elektrike midis dy vendeve dhe me rajonin do të mund të zhvillohet pa kufizime nga rrjeti transmetues.

Projekti, përveç rritjes së kapacitetit të shkëmbimit të energjisë dhe besueshmërisë së rrjetit në rajon, do të mundësojë shfrytëzim optimal të burimeve të përbashkëta të prodhimit të energjisë elektrike të Kosovës dhe të Shqipërisë duke patur parasysh natyrën komplementare të tyre. Gjithashtu zbatimi i këtij projekti do të sigurojë furnizimin me energji dhe do të rrisë qëndrueshmërinë e Sistemit Elektroenergjetik Shqiptar.

SHKARKO APP