Gjimnazi në Berat qëndron hapur për komunitetin, Rama: Hapësirë për të zhvilluar talentet pas mësimit

Gjimnazi “Babë Dudë Karbunara” në Berat vazhdon aktivitetin edhe pasi mbaron mësimi. Kryeministri Edi Rama shkruan që shkolla prej disa vitesh funksionon si qendër komunitare. Nxënësit mund të rrinë në bibliotekë me Klubin e Leximit, të punojnë në laboratorin e IT-së me Klubin e Inteligjencës Artificiale, ose të zbresin në palestër për aktivitete sportive.

Rama e përshkruan si një shkollë me standarde bashkëkohore, ku të rinjtë e Beratit kanë hapësirë të merren me libra, teknologji dhe sport edhe pas orarit zyrtar. Një model, sipas tij, i një shkolle të hapur për komunitetin.

“Gjimnazi “Babë Dudë Karbunara”, prej disa vitesh tashmë si shkollë qendër komunitare, i mban dyert e hapura për nxënësit e Beratit edhe përtej orarit mësimor, duke u kthyer në një hapësirë zhvillimi dhe bashkëpunimi. Në bibliotekë, përmes Klubit të Leximit, fëmijët ushqejnë dashurinë për librin dhe fjalën e shkruar; në laboratorin e Teknologjisë së Informacionit, Klubi i Inteligjencës Artificiale nxit kureshtjen dhe mendimin inovativ; ndërsa në palestrën e shkollës, Klubi i Sportit forcon disiplinën dhe frymën e ekipit. Me standarde bashkëkohore kjo shkollë qendër komunitare është një model i hapur dhe mikpritës, ku nxënësit gjejnë mbështetje, mundësi dhe hapësirë për të zhvilluar talentet e tyre edhe pas mësimit”,-shkruan Rama në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?