Gjin Gjoni thirrje nga selia blu: Qytetarët të dalin në mënyrë masive. Sot të protestojmë kundër diktaturës së re

Në selinë e PD-së po qëndrojnë demokratët të cilët në orën 18:00 do të bashkohen në protestën para Kryeministrisë. Protesta e sotme përkon me datën e rrëzimit të diktatorit Enver Hoxha. Deputeti i PD, Gjin Gjoni ka bërë thirrje publike nga selia blu që qytetarët të dalin masivisht, duke e cilësuar situatën politike në vend si një “diktaturë të re”. Gjoni u shpreh se qytetarët duhet të reagojnë për të mbrojtur demokracinë, votën e lirë dhe institucionet e pavarura. Ai theksoi se protesta synon të sensibilizojë opinionin publik dhe faktorët ndërkombëtarë për, sipas tij, përkeqësimin e standardeve demokratike në vend.

Do të shkoni sërish drejt kuvendit apo është ende sekret për publikun dhe për mediat?

Gjin Gjoni: Ashtu siç kryetari i Partisë Demokratike ka deklaruar, edhe unë mund të them që skenari është mister, sepse në rast se do të zbulohet skenari, atëherë cila do të jetë edhe e papritura e protestës? Kështu që, në përgjithësi janë qytetarët ata dhe protestuesit të cilët do ndërtojnë edhe skenaret e tyre në lidhje me këtë protestë dhe padyshim që do jetë një protestë jashtëzakonisht shumë e fuqishme falë edhe kushteve të motit të cilat ditën e sotme dhe në momentin aktual po përmirësohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ju zoti Gjoni thatë që nga qarku i Lezhës keni parë një angazhim jo vetëm të mbështetësve të Partisë Demokratike, por dhe qytetarëve të paangazhuar. Teksa duhet dhe rreth 30 minuta për të nisur protesta, a keni një thirrje për ndoshta për ata qytetarë që ende nuk janë bindur që të bëhen pjesë e protestës, ndoshta ato që janë në Tiranë dhe që e kanë më të lehtë për të ardhur dhe për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga opozita?

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjin Gjoni: Padyshim që jemi në një muaj të të të shenjtë si për besimtarët myslimanë ashtu edhe për besimtarët katolikë, sepse të dy palët e besimtarëve sot myslimanët janë në Ramazan, ndërsa të krishterët janë në kreshme, dhe u uroj një agjërim të lehtë dhe plot shpresë, por edhe të pranuar nga ana e e tyre.

Qytetarëve të Tiranës i bëj thirrje të dalin në mënyrë masive. Sepse dalja në protestë e qytetarëve të Tiranës, padyshim që bën edhe ndryshimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?