GJKKO i zbut masën, nxjerr nga qelia CEO-n e kompanisë Bankers Petroleum

Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia dhe ka vendosur masën “arrest shtëpie” për CEO-n kinez të kompanisë Bankers Petroleum, Hongping Xiao.

Ai akuzohet për “krijimi i skemave mashtruese” lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar, “fshehje e të ardhurave”, “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “shpërdorim detyre”, “moskryerje e detyrave nga organeve tatimore”, “korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendor”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.

Sipas prokurorisë, për 20 vite me radhë, kompania më e madhe e nxjerrjes së naftës në Shqipëri ka shmangur tatimet duke i shkaktuar miliona euro dëm buxhetit të shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aksioni në “Bankers Petrolium Albania” u krye nga Prokuroria e Fierit më 2 korrik, e cila ekzekutoi 10 masa sigurie ndërsa në kërkim mbeten ende 4 persona të huaj. Dyshohet se kompania ka bërë deklarime të rreme tatimore dhe shmangie të detyrimeve financiare në një shkallë të mëdha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë periudhës 2004–2024 kompania kineze akuzohet se ka kryer shitje dhe eksporte nafte në vlerën totale prej 532 miliardë lekë, por ka deklaruar humbje për çdo vit, me një total prej 11.7 miliardë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?