GJKKO shtyn shqyrtimin e ankimimit të Veliajt, reagon avokati Plarent Ndreca

Gjykata e Posaçme e Apelit shtyu për më 29 prill shqyrtimin e një ankimi të Erion Veliajt mbi shfuqizimin e një vendim të Shkallës sa Parë për pezullim të afateve të paraburgimit.

Mësohet se shkak i dështimit të seancës ka qenë një parregullsi në njoftimin e Veliajt.

“Sot ishte njoftuar klienti, por u shty për shkak të një parregullsie në mënyrën si ishte firmosur”, u shpreh avokati Plarent Ndreca.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Fatkeqësisht është instaluar një praktikë që kur mungon një avokat i një bashkëtëpandehuri pezullohen të gjitha afatet e paraburgimit të të gjithë të bashkëtëpandehurve dhe kjo është praktikë absurde dhe antikushtetuese. Kjo është arsyeja që të shkojmë në Gjykatën e Apelit për të verifikuar këtë vendimmarrje të Gjykatës së Shkallës së Parë”, tha më tej, Ndreca.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?