Gjosha: BE akordon 10 milion euro për zbatimin e Vetting-ut

Çelja e negociatave me Bashkimin Europian do të varet nga rezultatet e prekshme të reformës në drejtësi, veçanërisht nga zbatimi i ligjit të Vetting-ut, deklaroi të mërkurën ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha.

Duke folur në takimin e Komitetit të Monitorimit të Fondeve të Instrumentit për Asistencën e Para-anëtarësimit(IPA), ministrja tha se vëmendja që i është kushtuar mbështetjes për implementimin e reformës në drejtësi është tejet e çmuar. BE, theksoi ajo, do të japë për Shqipërinë 19.1 milionë euro, nga të cilat 10 milionë euro do të shkojnë për zbatimin e Vetting-ut.Ministrja Gjosha -Komiteti IPA (1)

Mbështetja për rivlerësimin sa më transparent të gjyqtarëve dhe prokurorëve, e cila synon të reduktojë ndikimin e krimit të organizuar, të politikës dhe korrupsionit në drejtësi, duke rritur cilësinë profesionale në sistem, do ta bëjë më të lehtë hapin tonë të radhës për tu afruar me BE-në, që është hapja e negociatave, theksoi Gjosha.

Ministrja Integrimit informoi se Programi Vjetor IPA 2017 po hyn në një fazë shumë të rëndësishme me konsultimet intensive midis institucioneve shqiptare dhe KE-së për të konsoliduar dokumentet e planifikimit, dhe për të rënë dakord për modalitetet e tjera të mbështetjes. Ndërsa Programi IPA 2016 është miratuar nga Komiteti i Monitorimit të IPA-s dhe pritet nënshkrimi i tij.

SHKARKO APP