Gjuha shqipe gjatë tranzicionit

 

 

Nga Sadedin Çeliku

Vite më parë u krijua Instituti i Promovimit të Vlerave në Gjuhën Shqipe, i cila synonte bashkimin e fjalës shqipe, vlerat estetike dhe pasurimin dhe zhvillimin e gjuhës sonë kombëtare. Kjo është sa vlerë aq dhe aftësi intelektuale për të ruajtur pra identitetin tonë kombëtar, pjesë e së cilës është edhe gjuha shqipe. Në fakt janë organizuar disa konferenca dhe work-shope nga akademikë shqiptarë andej e këtej kufirit që synojnë parandalimin e deformimit së gjuhës shqipe, përmisimin, unifikimin e dialekteve dhe modernizimin e gjuhës amtare. Siç kemi dijeni qeveritë që kanë drejtuar në këto dy dekada e gjysmë fokusin kryesor e kanë drejtuar tek integrimi i Shqipërisë në strukturat euroatlantike dhe në Bashkimin Europian sepse e kanë kuptuar atë si shpëtimin e shqiptarëve edhe pse një gjë e tillë është e vështirë të ndodhë.  Është e sigurt se shqiptarët e kanë kuptuar me kohë se qeveria nuk është e zonja ta integroi vendin dhe si e tillë ata kanë çalltisur vetë për tu integruar në Europë përpara formalizimit të shtetit amë sepse ata e dinë fare mirë që me problemet që ka e prodhon politika shqiptare integrimi do të vonojë dhe për shumë vite të tjera. Janë gati dy milionë shqiptarë që kanë emigruar në Itali, Greqi, Francë, Belgjikë, Amerikë, Kanada e deri në Zelandë të Re e Australi dhe gati kemi zaptuar tërë hartën e globit dhe vështirë se ka mbetur ndonjë shtet pa emigrantë shqiptarë. E veçanta e këtij fenomeni janë aftësitë e shqiptarëve për të përvetësuar gjuhë të huaja të cilat ju duhen për të mbijetuar kudo ata lëvizin për punë. Kësisoj, edhe ai kontigjent që nuk ka shkollë, përsëri ata tregohen të vëmendshëm për të mësuar gjuhën italiane apo angleze. Shqiptarët në përgjithësi dhe rinia jonë në veçanti flasin dy deri tre gjuhë të huaja, tregues ky që tregon edhe shkallën e inteligjencës së shqiptarëve. Reforma e qeverisë e zbatuar kohët e fundit në fushën akademike dhe kërkimit shkencor, ulja e fondeve kërkimore, kanë bërë që puna në këtë fushë të bie dhe tashmë me mbrojtjen e vlerave të gjuhës shqipe gati nuk merret njeri fare. Kur e kemi fjalën shqipe nuk ka nevojë të përdorim fjalë në gjuhë të tjera. Kryeministri i vendit, në ditët e para të punës së tij si kryetar qeverie premtoi se në administratën publike do të vëmë redaktorë e korrektorë që të mos shqipërojnë shqipen e deformuar si deri më sot. Kjo jo vetëm që nuk ndodhi por vëndin e tyre e zunë njerëzit me diplomat e blera në universitetet jopublike. Në mënyrë të veçantë degradimi vjen nga politikanët që ju bëjnë karshillëk njëri-tjetrit duke përdorur fjalë të huaja sepse sipas tyre aty bëhet diferenca për vlerat që ato kanë. Kaq e vërtetë është kjo saqë edhe njerëz që nuk zotërojnë gjuhë të huaja guxojnë të përdorin fjalor të huaj.

Në kuadrin e zbatimit të shqipes zyrtare kemi një pamje me dy fytyra: nga njëra anë kemi punë dhe përpjekje për të njësuar shqipen moderne, dhe nga ana tjetër ballafaqohemi me shkujdesje, neglizhencë dhe deri në shpërfillje nga ana e shtetit.  Në shoqërinë tonë përgjatë tranzicionit gjuha shqipe ka pësuar një rënie drastike deri në deformim që ndryshe do ta quaja krizë gjuhësore. Shqiptarët janë mësuar me kriza, por kriza e gjuhës amtare është më e rënda për një komb. Në se humb gjuhën amtare i ke humbur të gjitha. Për mbrojtjen e promovimin e gjuhës shqipe vërehen përpjekje të shkëputura të emigrantëve shqiptarë madje në disa vende kanë hapur dhe shkolla shqipe. Qëllimi i kësaj iniciative është të shpëtojnë gjuhën shqipe nga deformimi dhe asimilimi. Kështu në Parma të Italisë është hapur shkolla shqipe Skënderbeg, në Athinë është hapur dhe funksionon qendra e trajnimit e gjuhës shqipe, në Selanik është hapur dhe funksionon shkollë shqipe , në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në shtetin Massachusetts, Ëorcester qytet i dytë pas Bostonit në atë shtet , është hapur shkollë shqipe. Por jo vetem kaq, në këtë qytet që ka goxha përqëndrim shqiptarësh është hapur një kanal televiziv në gjuhën shqipe dhe radio gjithashtu.  Sidoqoftë këto mbeten përpjekje individuale e të shkëputura të cilat edhe pse kështu duhen vlerësuar e përgëzuar për punën që kanë bërë për shkak se shteti dhe qeveritë janë indeferentë dhe nuk bëjnë asgjë. Qeveria shqiptare e Ministria e Integrimit, Ministria e Punës dhe Ministria e Punëve të Jashtëme duhet ta kenë prioritet çështjen e gjuhësdhe të gjithë problemet që lidhen me mbrojtjen e kulturës tonë të lashtë. Dëgjojmë mjaft ngjarje dhe ndodhin jashtë vëndit me shqiptaret dhe askush nuk interesohet dhe ndërhyn për ata. Edhe në Shqipëri vërehet një neglizhencë e pashoq për gjuhën shqipe. Kudo ku kalon shikon reklama dhe emërtime dyqanesh e baresh në gjuhë të huaj që nganjëherë edhe pronari nuk ja di kuptimin. Çuditërisht ka dhe emra shkollash në gjuhë të huaj, kjo sidomos në shkollat jo publike. Ministria e Arsimit dhe e Sportit nuk duhet të japë asnjë liçencë që bie ndesh me gjuhën tonë amtare. Sigurisht që nuk kam ndonjë efeksion lidhur me këtë çështje por të bën përshtypje fakti se në kohën e monizmit bëhesh më tepër kujdes për ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe aq sa edhe të sapolindurve duhet tu vije emër shqiptar se nuk lejohej emër i huaj. Ndofta mund të ketë patur ndonjë teprim por qëndrimi më duket i drejtë dhe mjaft kombëtar. Deri para 30–vjetëve gjuhët ishin të ndara për mënyrën e përdorimit. Kështu përshëmbull gjuha mjekësore ishte ajo frënge, gjuha e transportit detar ishte anglishtja, gjuha e transportit hekurudhor ishte gjermanishtja, gjuha e transportit rrugor ishte frëngjishtja, gjuha diplomatike ishte frëngjishtja etj. Në funksion të përdorimit ishtedhe literatura dhe në këtë gjuhë komunikohesh nëkonferenca të ndryshme ndërkombëtare. Në këtë mënyrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sidomos Anglia filluan investuan miliona dollarë e stërlina për krijuar superioritetin e gjuhës tyre dhe ja arritën qëllimit. Aktualisht vërehet se kudo dhe për gjithçka flitet anglisht duke zëvëndësuar kështu të gjitha gjuhët e tjera. Edhe pse në kongreset e frankofonëve që mbahet rregullisht në Hanoi merren masa dhe objektiva për ngushtimin e këtij dallimi përsëri ka diferenca. Megjithatë qeveria franceze ka miratuar një ligj që ndalon reklama dhe çdo veprim tjetër në gjuhë të huaja. Tashmë në Francë nuk bëhet fjalë të shikosh shkronja të gjuhëve të tjera. Kohët e fundit për kultivimin e gjuhës frënge në vënde të tjera ka miratuar një fond prej 150 miljon eurosh. Po tek ne a ka gjasa të ndodhë kjo. Mendoj se ka ende kohë që ca gjëra mund dhe duhet të korrigjohen. Kështu përshëmbull të gjitha kanalet televizive kombëtare ose jo përdorin gjuhë dhe fjalë të huaja, madje edhe emrat e spektakleve dhe emisioneve i kanë në gjuhë të huaja, reklamat dhe emrat e bareve, lokaleve, hoteleve apo shkollave e kemi plotësisht në dorë ta bëjmë menjëherë.  Akademikët dhe studjuesit e fushës së gjuhës shqipe duhet të marrin inisiativën ligjore që të përgatisin një projekt ligj dhe të mos presim gjithçka nga deputetët dhe Parlamenti sepse ata janë më kopetent për këtë çështje kaq të rëndësishme.

Mbrojtja e gjuhë shqipe, e kulturës dhe vlerave janë detyrë e çdo shqiptari e atdhetari, dhe këtë detyrë sipas mundësive duhet ta bëjmë të gjithë.

SHKARKO APP