Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt ndaj Ols Dados
Gjykata ka vendosur të mos pranojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj që Shoqata e Mediave për të Drejtat të përfshihet si palë kryesore në procesin gjyqësor.
Sipas vendimit të gjyqtarit Hazbi Balliu, gjykata ka vlerësuar se Erion Veliaj ka interes të tërthortë dhe jo interes të drejtpërdrejtë në këtë çështje.
Po ashtu, gjykata ka vendosur të rrëzojë padinë e Erion Veliajt ndaj Olsi Dadon. Vendimi vjen pas shqyrtimit të kërkesave të palëve në këtë proces gjyqësor.
“Ishte test për sistemin sesa ka aftësinë për të vetëkorrigjuar problematikat që ka. Dado nuk është emëruar në mënyrë të ligjshme. Ai nuk ka thënë që jam prokuror i emëruar në mënyrë të ligjshme. Sistemi nuk e tregoi aftësinë për t’u vetëkorrigjuar. Nuk ka problem më të rëndë sesa emërimi i një prokurori që ushtron funksionin në mënyrë të paligjshme. Është një e vërtetë që do e ndjekim deri në fund. Kjo lidhet me sistemin e drejtësisë dhe aftësinë e tij që të tregojë vetveten. U tregua korporatizmi gjyqësor”, tha avokati i Veliajt, Plarent Ndreca për mediat.
“Do të shkojmë në Apel me të pasur vendimin e zbardhur nga gjykata. Do e fitojmë këtë çështje”, tha Ndreca.
KOHA JONË SONDAZH

