Gjykata e Lartë cakton gjyqtarin për çështjen e Veliajt

Gjykata e Lartë ka zhvilluar shortin për përcaktimin e gjyqtarit që do të shqyrtojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Çështja i është caktuar gjyqtarit Ilir Panda, i cili do të shqyrtojë kërkesën e paraqitur nga mbrojtja e Veliajt, që kërkon heqjen e masës së sigurisë dhe lirimin e menjëhershëm të tij.

Sipas pretendimeve të mbrojtjes, çështja ka në themel problematika me natyrë juridike dhe kushtetuese. Avokatët argumentojnë se Gjykata e Lartë ka mundësinë ta shqyrtojë çështjen në themel dhe të marrë një vendim përfundimtar, pa qenë e nevojshme që ajo të rikthehet për shqyrtim në shkallët më të ulëta të gjyqësorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?