Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Erion Veliajt për pavlefshmërinë e hetimeve të SPAK
Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për pavlefshmërinë e akteve hetimore të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Vendimi është marrë nga Kolegji Penal, i cili ka vendosur mospranimin e rekursit.

“Mospranimin e rekurseve të paraqitura nga Erion Veliaj kundër vendimit 228(87-2025-359) datë 20.10.2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë.
Veliaj, i akuzuar për të paktën 9 episode korrupsioni, si edhe për pastrim parash e fshehje pasurie, së bashku me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, si edhe disa biznesmenë, kërkoi më herët shpalljen e pavlefshme të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, duke pretenduar se ato ishin kryer në shkelje të ligjit.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe e Apelit i rrëzuan kërkesat gjatë muajve shtator–tetor të vitit 2025.
KOHA JONË SONDAZH

