FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbappe vijon betejën me PSG, nuk fal asnjë qindarkë pas gjyqit të fituar

Marrëveshja institucionale mes Real Madrid, UEFA dhe strukturave përfaqësuese të klubeve europiane ka ulur tensionet politike në futbollin kontinental, duke zbutur përplasjen publike mes Florentino Pérez dhe Nasser Al-Khelaifi. Megjithatë, beteja ligjore mes Paris Saint-Germain dhe Kylian Mbappé mbetet e hapur.

Sipas raportimit të L’Equipe, klubi parisien ka paguar tashmë 4 nga 6 milionë eurot që lidhen me procesin financiar mes palëve. Çështja nisi pas largimit të sulmuesit drejt Madridit në verën e vitit 2024, kur PSG e akuzoi për shkelje kontrate, ndërsa lojtari kërkoi detyrimet e prapambetura.

Në dhjetor 2025, Këshilli Social i Parisit vendosi që Mbappé të përfitojë 60.9 milionë euro bruto, përfshirë bonuse transferimi, paga të papaguara dhe shpërblime shtesë. PSG pretendon se diferencat lidhen me kontribute pagash, ndërsa burime pranë çështjes e kundërshtojnë këtë interpretim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?