Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, masë sigurie për korrupsion ndaj dy inspektorëve të ISHTI-së

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë caktoi sot masat e sigurisë për korrupsion ndaj dy inspektorëve të Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të hetimeve të një çështjeje penale të regjistruar për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, ka kërkuar dhe marrë miratimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për caktimin e masave të sigurimit personal ndaj dy shtetasve.

Në datën 23 shtator 2025, Gjykata e Posaçme miratoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për caktimin e masës së sigurimit personal: “Arrest në burg”, ndaj shtetasit O.J., me detyrë inspektor pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI) dhe “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetasit L.S., ish-inspektor pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI).

Swiss Digital Desktop Reklama

Masat e sigurimit janë ekzekutuar më 27 shtator 2025, me ndihmën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar në 5 mars 2025 procedimin penal për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet proaktive dhe metodat speciale të hetimit, të kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) ka rezultuar se në datën 1 nëntor 2021, të hetuarit O.J. dhe L.S., kanë marrë shumat monetare 900 mijë lekë dhe 10.000 dollarë.

Hetimet kanë provuar se kjo shumë është marrë nga dy inspektorët e ISHTI-t, të caktuar për inspektim tek subjekti privat J.S. me vendndodhje në Korçë, me qëllim për të mos e ndëshkuar me masë administrative, subjektin privat J.S., i cili ushtronte aktivitet tregtar pa dokumentacionin e nevojshëm tekniko-ligjor dhe licencën përkatëse. ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?