Gjykata e Posaçme kthen për plotësim hetimesh një nga fraksionet e dosjes 339

Gjykata e Posaçme ka kthyer për plotësim hetimesh një nga fraksionet e dosjes 339. Dosja me 24 të pandehur, mes të cilëve Avdylajt e Shijakut dhe të akuzuarit për laboratorin e drogës në Brenog të Hasit. Sipas gjyqtares paraprake, akuza e SPAK-ut është e paqartë dhe ka nevojë për plotësim të hetimeve. Sipas gjykatës, prokuroria nuk ka individualizuar akuzat për të pandehurit, referuar episodeve kriminale. I ka dhënë 2 javë kohë prokurorisë për saktësimin e akuzave.

SHKARKO APP