Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri

Gjykata Kushtetuese ka hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri pas përfundimit të mandatit të Holta Zacajt. Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e thirrur nga kryetarja Marsida Xhaferllari vendosi fillimin e procedurave për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, përfundoi mandatin e saj si gjyqtare dhe drejtuesja e institucionit në 25 nëntor ndërsa ishtë në krye të këtij institucioni gjatë periudhës 2023–2025.

Vendimi i plotë:

VENDIM Nr. 11, datë 02.12.2025 “PËR NISJEN E PROCEDURAVE PËR ZGJEDHJEN E KRYETARIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE”

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, e përbërë nga: Marsida Xhaferllari. Kryesuese Fiona Papajorgji, Anëtare Sonila Bejtja, Anëtare Sandër Beci, Anëtar Ilir Toska, Anëtar Genti Ibrahimi, Anëtar Marjana Semini, Anëtare Asim Vokshi. Anëtar e mbledhur në datën 02.12.2025, bazuar në nenit 7/d të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar (ligji nr. 8577/2000), si dhe neneve 9 dhe 10 të të Rregullores për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese (Rregullorja), VËREN:

Swiss Digital Mobile Reklama

1. Me vendimin nr. 84, datë 23.12.2024 Gjykata Kushtetuese ka vendosur deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese zonjës Holta Zaçaj, në datën 10.03.2025.

2. Me vendimin nr. 2, datë 30.09.2025, Mbledhja e Posaçme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë ka vendosur zgjedhjen e zotit Asim Vokshi në detyrën e Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, i cili në datën 25.11.2025 ka bërë betimin para Presidentit të Republikës.

3. Në përputhje me nenin 8, pika 1, të ligjit nr. 8577/2000, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit.

4. Me zgjedhjen e anëtarit më të ri, ka përfunduar ushtrimin e detyrës si anëtare e Gjykatës Kushtetuese zonja Holta Zaçaj, e cila njëkohësisht ushtronte edhe detyrën e Kryetares së kësaj Gjykate.

5. Në këtë situatë, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese (Mbledhja e Gjyqtarëve), çmon se duhet të fillojë procedurat për zgjedhjen e Kryetarit të ri. Në kushtet kur vendi ka mbetur vakant, Mbledhja e Gjyqtarëve vlerëson se afatet e parashikuara nga Rregullorja duhet të përgjysmohen, në përputhje me përcaktimet e pikës 6 të nenit 9 të këtij akti.

PËR KËTO ARSYE, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës, në mbështetje të neneve 7/d të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar dhe neneve 9 dhe 10 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, VENDOSI: Fillimin e procedurave për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Kërkesa me shkrim për shprehje interesi nga gjyqtarët mund të paraqitet jo më vonë se 5 ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Tiranë, më 02.12.2025.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?