Gjykata Kushtetuese publikon raportin: Gjatë 2025 patëm 605 çështje, dhamë 429 vendime përfundimtare

Gjykata Kushtetuese ka publikuar këtë të mërkurë raportin e aktivitetit për vitin 2025, duke zbuluar një volum të lartë çështjesh të trajtuara gjatë këtij viti. Sipas raportit, në total janë shqyrtuar 605 çështje, ku 501 prej tyre janë kërkesa të reja dhe 104 janë trashëguar nga viti 2024. Gjatë vitit 2025, Kushtetuesja ka dhënë 429 vendime, nga të cilat vetëm 85 kanë qenë përfundimtare. Pjesa dërrmuese, 344 vendime, kanë qenë refuzime për kalim në shqyrtim gjyqësor.

Koha mesatare për marrjen e një vendimi përfundimtar ka qenë rreth 8 muaj, ndërsa për vendimet e moskalimit, gjykata është shprehur brenda një periudhe më të shkurtër, rreth 3 muaj. Një tjetër tregues domethënës është se pothuajse të gjitha kërkesat – 97% – janë paraqitur nga individë, ndërsa vetëm 3% vijnë nga institucione apo subjekte të tjera si organizata, deputetë, gjykata, Presidenti apo parti politike.

Për sa i përket natyrës së çështjeve, shumica dërrmuese, rreth 75%, lidhen me kundërshtimin e vendimeve të gjykatave të zakonshme. Pjesa tjetër përfshin çështje që kanë të bëjnë me kushtetutshmërinë e ligjeve, mbrojtjen e të drejtave themelore, konfliktet e kompetencave dhe aktet e pushtetit publik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?