Gjykata Kushtetuese vendos ta kalojë në seancë plenare shfuqizimin e arrestit me burg të Erion Veliajt
Kërkesa e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj për shfuqëzimin e arrestit me burg do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Mësohet se trupa prej 8 anëtarësh të Gjykatës Kushtetuese vendosi sot të shqyrtojë kërkesën e bërë nga Veliaj, pasi kolegji prej 3 gjyqtarësh nuk pati konsensus për këtë çështje.
Gjatë mbledhjes së Gjyqtarëve me shumicë votash është vendosur që çështja të kalojë në seancë plenare.
Kryeministri Rama ka disa javë që flet për arrestim jo të bazuar në fakte dhe në ligj.
Gjykata Kushtetuese deri tani po tregon integritet profesional sepse për herë të parë është në përballje me dosje problematike. Kjo gjykatë ka edhe dosjen Balluku, Meta dhe Veliaj. Dosjes se Berishës i dha të drejtë ish-kryeministrit.
KOHA JONË SONDAZH

