Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për rregulloren e Kuvendit, i hapet rrugë ndryshimeve

Është zbardhur vendimi i muajit shkurt nga Gjykata Kushtetuese, e cila rrëzoi Kuvendin lidhur me rikompozimin e komisioneve të përhershme parlamentare. Kushtetuesja arriti në përfundimin se Kuvendi nuk respektoi procedurat kur në nisje të legjislaturës së re në shtator të vitit të shkuar, rikompozoi të gjithë arkitekturën e komisioneve të përhershme parlamentare, duke shtuar numrin nga 8 në 11.

Vendimi erdhi pas ankesës së demokratëve për shkelje procedurash nga parlamenti. Sipas tyre, ndryshimet që parashikonin rritjen e numrit të komisioneve parlamentare nga 8 në 11, ishin të njëanshme. Gjykatës Kushtetuese ka njoftuar procedura ka qenë antikushtetuese dhe nevojitej të rregullohej.

“Gjykata vlerësoi se duhet vendosur shfuqizimi i vendimit të Kuvendit për shkak të cenimit të parimit të demokracisë përfaqësuese të lidhur me lirinë e shprehjes së deputetëve si pasojë e shkeljes së rregullave të thirrjes së mbledhjes së Kuvendit si dhe të procedurës së ndjekur për miratimin e aktit objekt shqyrtimi”, thuhej në vendimin e Kushtetueses.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?