Gjyqtarja Fiona Papajorgji është kandidatura e vetme për kryetare të Gjykatës Kushtetuese

Gjyqtarja Fiona Papajorgji është kandidatura e vetme për kryetare të Gjykatës Kushtetuese, bëjnë me dije burime për Euronews Albania.

Afati i dorëzimit të kandidaturave për këtë detyrë u mbyll këtë të martë, ndërsa Papajorgji synon një mandat trevjeçar në krye të GJK-së.

Pas prezantimit të platformës së saj, do të nisë procesi i votimit, ku fitues shpallet gjyqtari që siguron kuorumin e nevojshëm prej pesë votash nga tetë gjyqtarët që përbëjnë trupën gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vakanca për kryetaren e GJK-së u krijua pas përfundimit të mandatit të Holta Zaçajt në mars të këtij viti, e cila kishte shërbyer njëkohësisht si kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?