Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 09:40 Festimi i Nmecha ndez polemikat në Gjermani, tifozët e Dortmundit kundër mesfushorit Një festim golash është kthyer në një çështje të nxehtë në Gjermani. Mesfushori i Borussia Dortmundit, Felix Nmecha, është vënë në qendër të polemikave…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Glerdit Turmetaj triumfon me këngën “Ta dish” të Leon Lekaj, në Festivalin “Luleborë 2025”

Kultura E martë, 28 Tetor 2025 23:10
Glerdit Turmetaj triumfon me këngën “Ta dish” të Leon Lekaj, në Festivalin “Luleborë 2025”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Festivali i Këngës “Luleborë” uli siparin e edicionit të tij të dhjetë, duke shndërruar për dy netë me radhë, më 27 dhe 28 tetor, skenën e Teatrit “Migjeni” në një kopsht drite, ngjyrash dhe emocionesh, ku muzika u bë gjuhë e shpirtit dhe Shkodra u rikthye në rolin e saj tradicional, kryeqyteti i harmonisë dhe elegancës kulturore shqiptare.
Edicioni jubilar i “Luleborës” erdhi si një festë e madhe e krijimtarisë muzikore, me 15 këngë, 15 krijime dhe 15 zëra, që i dhanë jetë dhe tingull një përvoje artistike të rrallë. Në këtë garë të bukurisë së fjalës dhe melodisë, triumfues doli Glerdit Turmetaj, me këngën “Ta dish”, një krijim me tekst dhe muzikë të Leon Lekaj dhe orkestrim të Ilirian Zogës. Kjo këngë u veçua për finesën melodike, emocionin e brendshëm dhe interpretimin plot ndjeshmëri, duke fituar zemrat e publikut dhe vlerësimin e jurisë.

Konkurrenca në këtë edicion ishte e fortë dhe fisnike, një përballje e talenteve dhe krijuesve që përfaqësojnë breza të ndryshëm të muzikës shqiptare. Në skenë u ngjitën emra të njohur e të rinj, që sollën këngë me strukturë të pasur melodike dhe mesazhe të thella shpirtërore:
Denis Skura, me “Jo, jo tirani” (Petrit Sinamati, kompozim dhe tekst; orkestrim Alfred Kaçinari)
Ea Zoga, me “Ku je tash” (kompozim Ilir Zoga; tekst Arjola Zadrima; orkestrim Ilirian Zoga)
Edmond Mancaku, me “Të kam rujtë” (tekst dhe kompozim David Boseta; orkestrim i vetë autorit)
Eni Guçi, me “Të ftoj në dashuri” (tekst dhe muzikë Franc Koruni; orkestrim Laert Rapi)
Irian Taraboshi, me “Asaj” (orkestrim Shpëtim Saraçi)
Klajdi Musabelliu, me “Përse nuk ndalin” (kompozim Suela Tukaj; tekst dhe orkestrim Jetmir Mehmedaj)
Kristi Ndoja, me “Më mungon” (kompozim Zaim Merkulaj; tekst Gjovalin Ndoja; orkestrim Andi Unaza)
Laorian Ejlli, me “Shkodër loce” (tekst Melita Vjerdha; orkestrim Markelian Kapedani)
Lauresha Ramadani, me “Peng” (tekst, kompozim dhe orkestrim Gent Myftaraj)
Martina Sarreqi, me “Në rrugicat e Shkodrës” (kompozim dhe orkestrim Florent Boshnjaku; tekst Arjola Zadrima)
Orjeta Laro dhe grupi i fëmijëve, me “Është e vogël bota për kufij” (kompozim dhe orkestrim Roland Guli; tekst Meri Guli)
Ylber Tahiri, me “Puthja e valëve” (tekst dhe kompozim Alban Krajni; orkestrim Andi Unaza)
Mario Gjergji & Blerta Cina, me “Ku asht mushë me lulebora” (tekst dhe muzikë Mario Gjergji; orkestrim Markelian Kapedani)
Megi Toma & Serxho Toma, me “Dy vetlla t’holla dhe një bishtalec i zi” — frymëzuar nga vargjet e Ernest Koliqit, me muzikë të Halit Shpuzës dhe orkestrim të Roland Guli.

Kjo larmi krijimesh e shndërroi festivalin në një mozaik emocionesh, ku muzika e re takoi traditën, dhe ku çdo këngë u bë një dëshmi e përkushtimit ndaj artit, gjuhës dhe identitetit shqiptar.
Festivali i Këngës “Luleborë”, i themeluar për të ruajtur dhe zhvilluar traditën muzikore të Shkodrës, është sot një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore në Shqipëri. Ai organizohet nga Bashkia Shkodër dhe synon të mbajë gjallë shpirtin krijues të qytetit, duke nxitur talentin, profesionalizmin dhe interpretimin “live”.
Ky format e ka bërë “Luleborën” një laborator të vërtetë të artit muzikor, ku çdo notë dhe fjalë kalojnë përmes filtrit të autenticitetit. Çdo këngë interpretohet drejtpërdrejt me orkestër, duke e kthyer skenën në një hapësirë të gjallë komunikimi mes artistit dhe publikut. Kjo përvojë “e gjallë” është shpirti i festivalit, një përqafim mes muzikës dhe emocioneve, ku arti ndodh në çastin e vet më të pastër.
Një meritë e veçantë u takon publikut shkodran, i cili për dy netë radhazi mbushi sallën e Teatrit “Migjeni”, duke e shndërruar festivalin në një përjetim emocional të rrallë. Reagimet, duartrokitjet, dhe përfshirja e tyre e ngrohtë dëshmojnë për lidhjen e fortë që ky qytet ka me artin dhe këngën.
Një tjetër element që i dha këtij edicioni një shkëlqim të veçantë ishte drejtimi artistik i sopranos me famë botërore Inva Mula dhe mjeshtrit të madh Zef Çoba. Nën kujdesin e tyre, festivali mori përmasat e një eventi të nivelit ndërkombëtar, ku profesionalizmi, eleganca dhe respekti për artin u shkrinë në një unitet të përsosur.
Në nder të 10-vjetorit, rikthimi i Orkestrës Simfonike në skenën e “Migjenit” dha një dimension të ri interpretimit muzikor, duke e bërë tingullin më të plotë dhe përjetimin më të thellë. Ky rikthim simbolizon kthimin te rrënjët, një lidhje organike mes së kaluarës dhe së ardhmes së muzikës shqiptare.
Në përfundim, “Luleborë” mbetet më shumë se një festival, është një metaforë e qëndresës estetike të Shkodrës, një dëshmi e dashurisë së saj për muzikën dhe për artin e bukur. Çdo vit, kjo “lule e borës” çel në skenën e “Migjenit” për të kujtuar se arti nuk shuhet, për sa kohë ka zëra që këndojnë me shpirt dhe njerëz që dëgjojnë me zemër.
Në këtë dhjetëvjetor, “Luleborë” konfirmoi se Shkodra nuk këndon vetëm me nostalgji, por me vetëdijen e një qyteti që di të ruajë trashëgiminë dhe ta bëjë atë të tingëllojë e re. Dhe ndërsa dritat e festivalit u fikën, jehona e këngëve mbetet, si një aromë dimri që s’venitet, si një melodi që mbart përjetësinë e shpirtit shkodran.

Mund t'ju interesojë

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Para 28 minutash
Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Para 35 minutash
Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del...

Para 3 orësh

Etiketat e lidhura

“Luleborë 2025”“Ta dish”albert vatajGlerdit TurmetajLeon Lekaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Festimi i Nmecha ndez polemikat në Gjermani, tifozët e Dortmundit kundër mesfushorit
Para 1 minute

Festimi i Nmecha ndez polemikat në Gjermani, tifozët e Dortmundit kundër mesfushorit

Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete
Para 3 minutash

Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin
Para 15 minutash

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia
Para 19 minutash

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 12 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 13 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 11 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.