Goli më i bukur, irlandezja Roxhe aspak inferiore përballët van Persit e Rodriguez

Irlandezja Stephanie Roche garoi me dy lojtarë të klasit botëror, James Rodriguez e Robin van Persie për çmimin e golit më të bukur të vitit 2014.  Një futbolliste femër Stephanie Roche nuk e shihte aspak veten inferiore ndaj kolumbianit James Rodriguez e holandezit Robin van Persie, në garën e së hënës në Zurih për çmimin “Puskas”, mbi golin më të bukur të vitit. Futbollistja e Republikës së Irlandës me një trajektore mahnitëse shënoi për Peamount United ndaj Wexford në tetor 2013 dhe u klasifikua në treshen më të mirë, por për të fituar duhej të triumfonte ndaj dy sulmuesve që shënuan në Botëror, nga një gola të shkëlqyer, teksa Rodriguez i realizoi Uruguait dhe van persi Spanjës. . 

SHKARKO APP