Gomari me bark të çarë, ndërhyn më në fund bashkia
Ka mjaftuar vetëm pak minuta që menjëherë të vinin një bum komentesh në lidhje me hedhjen e një gomari të ngordhur në Liqenin Artificial të Tiranës.
Fotoja e cila qarkulloi në kohë reale në rrjetet sociale, tregon qartë sesi punonjësit e Bashkisë nxjerrin gomarin i cili ishte me bark të çarë.
Ditën e sotme, punonjësit e Bashkisë së Tiranës janë parë të largojnë nga Liqeni i Tiranës një gomar të ngordhur. Kalimtarë të shumtë që frekuentojnë këtë zonë, janë shndërruar në dëshmitarë të ngjarjes së pakëndshme. Me pak fjalë,Liqeni i Tiranës është kthyer në një vend depozitimi për kafshët e ngordhura.