Gomonia pëson defekt në mes të detit, turistët bllokohen në Gjirin e Kakomesë
Pasditen e kësaj të marte, një gomone me turistë u has në probleme në Gjirin e Kakomesë dhe në ndihmë i ka ardhur mjeti lundrues i Kapitenerisë.
”Sot rreth orës 18:00, Kapiteneria e Portit Sarandë mori një kërkesë për ndihmë nga një grup turistësh shqiptarë dhe të huaj, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt në motor, në Gjirin e Kakomesë.
Menjëherë u nis mjeti lundrues i Kapitenerisë, i cili bëri rimorkimin e mjetit drejt Gjirit të Limionit, duke siguruar mbërritjen e tyre të sigurt.
U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese që të kryejnë kontrollet e nevojshme përpara nisjes, për të siguruar lundrime të qeta e të sigurta, njofton Kapiteneria e Portit Sarandë”,-thuhet në njoftimin për shtyp.
KOHA JONË SONDAZH

