Gonxhja reagon për postin e ri si ministër i Kulturës, Turizmit dhe Sportit: Falënderues ndaj kryeministrit për besimin

Blendi Gonxhja do të marrë detyrën e Ministrit të Kulturës, Turizmit dhe Sportit. Ai shpreh mirënjohje për besimin e kryeministrit ndaj tij, teksa nga ana tjetër i uron suksese edhe kolegëve. Ndër të tjera Gonxhja nënvizon se ky mandat lidhet me sfidat e ‘Shqipëria Turistike 2030’, veçanërisht në forcimin e kapaciteteve profesionale, rritjen e cilësisë së shërbimeve apo rritjen e investimeve në infrastrukturën kulturore.

Postimi i plotë:

Falënderues Kryeministrit Edi Rama për besimin për të vijuar si pjesë e kabinetit qeverisës në mandatin e katërt, në detyrën e Ministrit të Kulturës, Turizmit dhe Sportit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky mandat lidhet ngushtë me sfidat e ShqipëriaTuristike2030: zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, forcimin e kapaciteteve profesionale, rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe integrimin e destinacioneve të reja që bashkojnë trashëgiminë kulturore dhe natyrore të vendit, turizmin e eksperiencës dhe fuqizimin edhe të eventeve sportive që gjenerojnë turizëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prioritet mbetet gjithashtu rritja e investimeve në infrastrukturën kulturore, zhvillimi i industrive kreative dhe mbështetja e krijimtarisë artistike e të rinjve, duke pasuruar kalendarin kulturor e turistik gjatë gjithë vitit.

Sporti, si kulturë dhe fuqi për të bashkuar dhe frymëzuar, është pjesë thelbësore e këtij vizioni, si përmes përmirësimit të infrastrukturës sportive dhe zgjerimit të pjesëmarrjes, ashtu edhe përmes përfaqësimit dinjitoz të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

I uroj suksese të gjithë kolegëve në këtë kapitull të ri!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?