Gonzato mesazh politikës shqiptare në Ditën e Evropës: S’ka rrugë të shkurtra drejt anëtarësimit në BE

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka përcjellë një mesazh me rastin e Ditës së Evropës, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së vlerave themelore të unionit, ruajtjes së paqes dhe vazhdimit të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Ai theksoi se “tani është koha për të qëndruar fort në vlerat që përfaqësojmë, për stabilitetin, fqinjësinë e mirë dhe partneritetet”, duke shtuar se situata ndërkombëtare mbetet e brishtë, me tensione në rritje jo vetëm në Evropë, por edhe në Lindjen e Mesme dhe rajone të tjera.

“Bashkimi Evropian po përgjigjet duke u bërë më i aftë dhe duke fuqizuar kundërpërgjigjen e tij. Po bëjmë gjithçka që mundemi për stabilitetin. Paqja nuk është falas, ajo duhet mbrojtur çdo ditë”, deklaroi Gonzato.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mesazhin e tij, ambasadori i BE-së i bëri thirrje edhe politikës shqiptare që të vijojë reformat në funksion të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. “Duke mbështetur Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate për anëtarësim, Evropa po investon në këtë rrugë. Procesi i integrimit fillon dhe mbaron me garantimin e të drejtave themelore: luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e shtetit të së drejtës, që është me rëndësi për vendin dhe rajonin”, u shpreh ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Gonzatos, “nuk ka rrugë të shkurtra drejt anëtarësimit, as shmangie të kritereve”, duke theksuar se vendi duhet të fokusohet në përmbushjen e standardeve të kërkuara nga BE.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?