FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ambasadori Gonzato: Standardet e BE nuk arrihen vetëm me miratim ligjesh

Në Konferencën Kombëtare të Ndërveprimit të Drejtësisë me Mediat, ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, iu drejtua magjistratëve të rinj që sot diplomohen, për përgjegjësitë që profesioni i tyre mbart si dhe rëndësia që kanë për vendin.

Gonzato thotë se ushtrimi i profesionit të prokurorit e gjyqtarit, kërkon integritet, ndershmëri ndërsa shton se çdo vendim i marrë prej tyre, ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

“Ju do të mbani pozicione të rëndësishme, por mbi të gjitha do të jeni në shërbim të publikut. Çdo vendim që do të merrni do të ndikojë në jetën e qytetarëve. Ai do të ndikojë gjithashtu në besimin që ata do të kenë te sistemi i drejtësisë, i cili është një shtyllë themelore e kontratës sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo detyrë kërkon integritet, ndershmëri dhe guxim, por edhe përulësi. Duhet të pranoni se, ndonjëherë, gjykimi juaj i parë mund të mos jetë i duhuri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arritja e standardeve evropiane nuk realizohet vetëm me miratimin e ligjeve. Ajo varet nga puna e përditshme e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Do të jeni ju garantët e zbatimit të ligjit, përmes profesionalizmit, integritetit, sjelljes dhe vendimeve që do të merrni.

Mendoj se është e rëndësishme të mbeteni mendjehapur dhe kureshtarë, të vazhdoni të mësoni dhe të shkëmbeni përvoja jo vetëm me kolegët shqiptarë, por edhe me ata evropianë. Shkolla e Magjistraturës do të mbetet pika juaj e referencës, por duhet të jeni gjithashtu të hapur ndaj praktikave dhe përvojave të kolegëve evropianë.

Institucionet nuk ndërtohen vetëm mbi ligje dhe rregullore. Ato kërkojnë edhe një ndryshim të kulturës institucionale dhe të mendësisë. Ende nuk jam i bindur se ky ndryshim është arritur plotësisht. Kjo është në dorën tuaj. Ju jeni brezi i ri që duhet t’u përgjigjeni këtyre pritshmërive, duke garantuar që drejtësia të jepet në kohë, me cilësi dhe në përputhje me standardet më të larta.

Ne, në Bashkimin Evropian, do të vazhdojmë të mbështesim Shkollën e Magjistraturës dhe të gjithë sistemin e drejtësisë në Shqipëri”, tha ndër të tjera Gonzato.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?