FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gramos Sako fiton zgjedhjet në Tepelenë: “Do të jem në shërbim të qytetarëve”

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tepelenës, Gramos Sako, ka fituar zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, duke siguruar një mandat të ri si kryetar bashkie.

Në një prononcim për mediet, Sako shprehu mirënjohjen për qytetarët dhe vlerësoi procesin zgjedhor:

“Pas një fushate të shkurtër, por model, dhe një votimi në kushte atmosferike të vështira, qytetarët dolën dhe votuan, duke shprehur vullnetin e tyre. Tani detyrimi im kryesor është t’u shërbej për punët e nisura dhe projektet që kemi.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai falënderoi gjithashtu Partinë Socialiste për mbështetjen e vazhdueshme, duke e cilësuar fitoren si të parashikuar që në nisje të garës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gramos Sako fitoi me 3261 vota, kundrejt 928 votave të kandidatit të propozuar nga zgjedhësit, Gabriel Guma.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?