Gratë deputete të PS dalin në krah të Luarasit dhe Gjuzit: Protesta nuk justifikon fyerjet, kërcënimet dhe dhunën

Gratë deputete të Partisë Socialiste kanë reaguar lidhur me incidentet e fundit të raportuara gjatë protestave, ku deputetë janë përballur me fyerje, kërcënime dhe raste dhune.

Në një deklaratë të përbashkët, deputetet dënojnë sulmet ndaj kolegeve të tyre, Iris Luarasi dhe Ilva Gjuzi, duke theksuar se raste të tilla nuk mund të konsiderohen të veçuara, pasi sipas tyre janë përsëritur gjatë periudhës së fundit.

Ato nënvizojnë se protesta dhe shprehja e kritikës janë të drejta themelore në një shoqëri demokratike, por këto të drejta nuk mund të përdoren si justifikim për agresion ndaj individëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Protesta nuk është licencë për të fyer, kërcënuar, ndjekur apo goditur”, thuhet në deklaratë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputetet socialiste theksojnë gjithashtu se regjistrimi me telefon i një situate nuk e ndryshon natyrën e një akti agresiv dhe se prania e një turme nuk e bën dhunën të pranueshme apo të ligjshme.

Në përfundim, ato kërkojnë që institucionet ta trajtojnë dhunën me të njëjtin standard, pavarësisht bindjeve politike të viktimës apo autorit të agresionit.

“Dhuna është dhunë dhe duhet trajtuar njësoj nga institucionet”, theksojnë deputetet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?