Gratë që lidhnin këmbët (FOTO)

Tradita që shkaktonte dhimbje por që femrat e një fshati kinez vuajnë ende pasojat e një tradite që ka të bëjë me lidhjen e këmbëve dhe përdorimin e këpucëve shumë të ngushta.

Femra të fshatit Liuji, që në moshë të vogël lidhnin fort shputat e këmbëve për t’i ndryshuar atyre formën. Mësohet se ka qenë zakon i femrave të pasura, të cilat nuk kishin nevojë të punonin dhe për këtë arsye nuk kishin nevojë të përdornin këmbët.

Lidhshmëria u kryente shpesh tek vajzat e moshës ndërmjet katër dhe nëntë vjeç gjatë dimrit, kur temperaturat e ftohta kishin më shumë gjasa të ngrinin këmbët kundër dhimbjes.

Zakoni besohet se kanë filluar diku në vitet 600, megjithëse origjina e saktë mbetet e panjohur.

Një nga shpjegimet e traditës, thuhet se nga ardhur nga një perandor kinez i cili ra në dashuri me një kërcimtarë, ku këmbët e të cilës ishin të lidhur me mëndafsh. Vallëzimi duket të ishte pjesë përbërëse e procesit, pasi gratë në Liuyi kanë formuar edhe grupet e vallëzimit.

Por procesi u ndalua në Kinë në vitin 1912, pasi u konsiderua si i “prapambetur”. U bë stigmatizim i mëtejshëm nën sundimin komunist dhe rasti i fundit i raportuar ishte në vitin 1957.

Burimi: Daily Mail/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP