Greqia dhe “kriza” e emigrantëve shqiptarë

*Nga Naim Balluku

Pasojat e krizës për emigracionin shqiptar.Vetëm këto 5 vitet e fundit janë kthyer rreth 160 mijë emigrantë, ku 90% janë kthime nga Greqia. Kthimi i emigrantëve në vendin tonë, ku niveli i papunësisë është i lartë, rrit më tej papunësinë duke zmadhuar problemet sociale që aktualisht janë të konsiderueshme. Nga Naim Balluku* Në krizën greke, krahas faktorëve të tjerë, një ndikim jashtëzakonisht të madh ka sjellë edhe sistemi i pensioneve që është aplikuar, duke filluar nga mënyra e organizimit, kushtet ligjore mjaft “zemërgjera” për ta përfituar dhe norma tepër e lartë e zëvendësimit raporti pension–pagë). Sistemi pensional i Greqisë zë mbi 50% të të ardhurave të përgjithshme, e barabartë kjo me 14 miliardë euro financim nga buxheti i shtetit për vitin 2014. Greqiashpenzon më shumë seçdo vend tjetëreuropianpërpensionetsi përqindje ndaj PBB­së, me rreth17%. Para fillimit të krizës, sipas legjislacionit grek, kërkohej vetëm 35 vjet kontribute të nevojshme për të marrë një pension të plotë. Ky fakt kontribuoi që një numër i madh qytetarësh grekë të dilnin në pension në moshë relativisht të re. Një në gjashtë grekë midis moshave 50–59 vjeç është në pension, numër ky katër herë më i lartë se mesatarja e Eurozonës. Deri në vitin 2006, nëpërmjet favorizimeve të pensioneve për punë të vështira, më shumë se një e treta e pensioneve të reja në fondin kryesor të vendit (IKA) u përkisnin këtyre profesioneve, në të cilat ishin përfshirë si punë të vështira dhe profesione të tilla si: parukeri, pension nga një punë zyre etj., duke përfituar pension të plotë pleqërie me 25 vite vjetërsi, në moshën 55 vjeç. Shuma e përgjithshme e pagesave të pensioneve me moshë rreth të pesëdhjetave është rreth 300 milionë euro në muaj, duke përfaqësuar shuma pensioni më të larta nga çdo grup moshe. Ende janë rreth 400,000 aplikime për të marrë pensione, shumë prej të cilave janë kërkesa për pension të parakohshëm, që do të shtojnë pagesat ekzistuese me 2 miliardë e 650 milionë euro. Vetëm në dekadën e fundit, si rezultat i pensioneve false, ku shpesh kanë qenë për persona mbi 90 vjeç, të vdekur, janë shpenzuar më shumë se 8 miliardë euro. Është çekuilibruar, raporti kontribuues/pensionistë, ku 3.534.594 kontribuues, punojnë për të mbajtur 2.654.784 pensionistë, duke pasur një raport kritik prej 1.33 kontribuues për një pensionist. Theksojmë se koeficienti i zëvendësimit (raporti i pensionit me pagën e fundit para daljes në pension), ka qenë tepër i lartë, deri në 95%, nga më të lartit në Europë. Aktualisht është rreth 57%, ku përsëri gjykohet si koeficient i lartë. Vështirësitë në sistem rrjedhin edhe nga një plakje e theksuar e popullsisë, ku personat me moshë mbi 65 vjeç zënë rreth 20.5% të popullsisë së vendit, që është pa dyshim më e larta në Europë. Po kështu, ritmi i plakjes duket shumë i shpejtë. Është parashikuar që deri në vitin 2050, më shumë se një e treta e popullsisë do të jetë mbi 65 vjeç. Këto fakte e bëjnë të vështirë të imagjinohet se si mund të mbahet një sistem i tillë me politikat aktuale të ndjekura për sigurimet shoqërore. Është fakt, se gjithë Europa po përballet me sfida demografike, të cilat mund të kenë pasoja tepër të rënda për ekonomitë e tyre, nëse qeveritë nuk do të fillojë të marrin masa sa më shpejt të jetë e mundur. Orientimi i biznesit dhe informaliteti i lartë Drejtimi kryesor i forcave të punës në Greqi është vetëpunësimi, i cili është tre herë sa mesatarja e BE­së, duke përfshirë dhe sektorin bujqësor. Ekonomia greke është e ndërtuar në bazë të bizneseve familjare në shkallë të vogël me një informalitet jashtëzakonisht të lartë. Në fakt, ekonomia informale e Greqisë përbën afërsisht 30% të PBB­së së saj nga më të lartat në Europë. Ky është informaliteti zyrtar i llogaritur, por duke përfshirë dhe punën e emigrantëve ilegalë të paregjistruar, kjo përqindje është më e lartë. Kjo ekonomi informale ka nevojë për punëtorë të lirë, të pakualifikuar për të mbijetuar, përderisa të rinjtë në Greqi nuk janë të gatshëm të pranojnë punë në këta sektorë. Të rinjtë grekë kanë pjesëmarrje të ulët në forcën e punës dhe vazhdojnë të studiojnë në universitete derisa të mund të gjejnë punë të një statusi të lartë. Nisur nga sa më sipër, papunësia te të rinjtë është në një masë të konsiderueshme, 51.1%, ndërsa mesatarja e papunësisë në shkallë vendi që nga 11.1% që ishte në vitin 2010, tani rezulton në 25.7%, pa dyshim më e larta ndër vendet e BE­-së .

Kjo do të thotë se shumë emigrantë të rinj shqiptarë mund të gjejnë punë të cilësisë së ulët në qoftë se pranojnë atë punë të cilën grekët e refuzojnë. Veçanërisht kjo është reale në punët bujqësore dhe punë të rënda në industri, ndërtim për burrat dhe mirëmbajtjen e shtëpisë, pastrim dhe kujdes për gratë emigrante. Një pjesë e madhe e emigrantëve shqiptarë kanë punuar dhe punojnë në informalitet. Këtë fenomen e dëshmon fakti se sipas të dhënave nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore greke (IKA) numri i shtetasve shqiptarë të siguruar në 2009­ n ka qenë 121,902, ndërsa në fund të vitit 2013, numri ra në 85,893. Duhet të kemi parasysh se kemi një numër përafërsisht të barabartë emigrantësh shqiptarë në Greqi dhe Itali. Aktualisht në Itali rezultojnë të punësuar dhe siguruar rreth 260,000 emigrantë, ndërsa kemi gjithsej në Greqi 85,893 emigrantë të punësuar. Pra, siç shihet, ndryshimi është i konsiderueshëm. Vështirësitë në sistem rrjedhin edhe nga një plakje e theksuar e popullsisë, ku personat me moshë mbi 65 vjeç zënë rreth 20.5% të popullsisë së vendit, që është pa dyshim më e larta në Europë. Po kështu ritmi i plakjes duket shumë i shpejtë, aq sa është parashikuar që deri në vitin 2050, më shumë se një e treta e popullsisë do të jetë mbi 65 vjeç. Këto fakte e bëjnë të vështirë të imagjinohet se si mund të mbahet një sistem i tillë me politikat aktuale të ndjekura për sigurimet shoqërore. Është fakt, se gjithë Europa po përballet me sfida demografike, të cilat mund të kenë pasoja tepër të rënda për ekonomitë e tyre, nëse qeveritë nuk do të fillojë të marrin masa sa më shpejt të jetë e mundur. Tre të katërtat e pensionistëve grekë kanë aplikuar për pension të parakohshëm për të dalë në pension para moshës 61 vjeç. Emigrantët shqiptarë përbëjnë 63,7% të totalit të popullsisë emigrante të dokumentuar në Greqi, e ndjekur nga bullgarët, gjeorgjianët, rumunët, rusët dhe ukrainasit. Janë të punësuar kryesisht në ndërtim, industri dhe në bujqësi. Të ardhurat nga puna e padokumentuar e emigrantëve të huaj janë vlerësuar se përbëjnë rreth 24% të PBB­së së Greqisë. Shumë emigrantë të paligjshëm nuk e shohin Greqinë si destinacionin e tyre përfundimtar, por planifikojnë të punojnë vetëm për të mbledhur fonde të mjaftueshme për të lëvizur për në vendet e tjera në BE. Megjithatë, mbas fillimit të krizës ka pasur reforma sipas një programi të përcaktuar për daljen nga kriza. Së pari, mosha minimale e pensionimit për pensionet e parakohshme është ngritur në 62 vjeç si për burrat ashtu dhe për dhe gratë. Së dyti, mosha ligjore e pensionit u programua për t’u shtyrë nga 60 për gratë dhe 65 vjeç për burrat, në 67 vjeç me një periudhë tranzicioni. Në këto kushte, vendet kreditore kanë kërkuar një reformë të mëtejshme të sistemit të pensioneve, si dhe në njëfarë mase reduktimin e pensioneve. Për reduktimet e pensioneve ishte rënë dakord më parë mes qeverisë greke dhe “Trojkës”, por shumë nga këto reduktime janë shtyrë për shkak të efekteve elektorale që mund të sillnin shkurtime të tilla. Sipas negociatave aktuale, qeveria “Syriza” ka propozuar për të rritur moshën e pensionit në 67 deri në vitin 2025, ndërsa vendet kreditore kërkuan që kjo të zhvendoset në vitin 2022. Pensionistët grekë kanë ndier dukshëm tashmë efektet e krizës në reduktimin e pensioneve. Pensionistët u privuan nga tërheqja e pensionit të tyre, duke marrë një masë të kufizuar të pensionit, dhe aq më tepër kur është paralajmëruar se fondet likuide mund të mjaftojnë deri më datë 9 korrik. Duhet pasur parasysh se, shoqëria greke ka një varësi në pensionistë. Një në dy familje mbështeten në pensionet. Remitancat dhe roli i tyre në ekonominë shqiptare Emigracioni shqiptar ka luajtur një rol të padiskutueshëm në zhvillimet ekonomiko­sociale të vendit. Së pari, ka qenë një valvulë për zbutjen e papunësisë, duke pasur parasysh se mbas mbylljes së ndërmarrjeve ekonomike, të cilat me teknologjinë e vjetruar nuk mund t’i rezistonin rendit të ri ekonomik të ekonomisë së tregut, solli një papunësi jonormale. Faktor tjetër pozitiv i emigracionit, ishte dhe financimi me mjete monetare i familjarëve që mbetën në vend, nëpërmjet dërgesave, të cilat janë bërë, herë duke i sjellë dorazi e herë nëpërmjet sistemit bankar. Remitancat erdhën duke u rritur nga viti në vit, dhe kulmuan në vitin 2007 me një vlerë prej 951,72 milionë euro. Mbas vitit 2007, ka filluar rënia e tyre, si rezultat i krizës ekonomike, si dhe procesit të bashkimit familjar. Shuma totale e remitancave për vitin 2014, u ulën në 591.8 milionë euro, me një rënie prej 28%, por sidoqoftë një shumë e tillë është përsëri e konsiderueshme për ekonominë shqiptare. Remitancat kanë luajtur rol kryesor në ekonominë e vendit tonë, duke kontribuar në rritjen e ekonomisë dhe në jetesën e njerëzve me nivel ekonomik më të ulët. Është llogaritur që nëpërmjet remitancave financoheshin rreth 160 mijë familje në nevojë. Pra, roli i tyre për vendin tonë ka qenë dhe mbetet tepër i rëndësishëm. Sikurse u theksua, në kushtet e një krize ekonomike në të gjithë sektorët, pa dyshim më të prekurit dhe më të rrezikuar janë emigrantët. Pasojat e krizës për emigracionin shqiptar Duke humbur vendet e punës, përkeqësohen së tepërmi problemet sociale të tyre, duke i përballur ata me pamundësinë e jetesës. Një pjesë e mirë e emigrantëve që qëndrojnë në Greqi, të kushtëzuar nga shkollat e fëmijëve, por edhe humbja e vendeve të punës po shpenzojnë kursimet e grumbulluara në vite në emigracion. Janë të rrezikuara kursimet e emigrantëve, në bankat greke në Greqi, kursime këto të llogaritura në 2 miliardë e 300 milionë lekë. Janë të rrezikuara bizneset shqiptare në Greqi, megjithëse janë në numër të kufizuar. Duke pasur vjetërsi kontributeve si në Shqipëri, ashtu dhe Greqi nuk plotësojn&euml
; kushtet për përfitimin e pensionit si në Greqi, ku duhen jo më pak se 4,500 ditë pune (e barabartë me 5 vite të plota), ashtu dhe në Shqipëri, ku kërkohen 15 vite me vjetërsi kontributive për të marrë një pension tepër simbolik. Rënia e remitancave, pa dyshim, krijon probleme jo të vogla sociale, duke pasur parasysh se 160.000 familje në nevojë janë mbajtur me remitancat. Duhet thënë se remitancat e ardhura nga Greqia, përbëjnë 3.7% të PBB­së. Kriza e rënduar ka sjellë kthimin e shumë emigrantëve. Vetëm këto 5 vitet e fundit janë kthyer rreth 160 mijë emigrantë, ku 90% janë kthime nga Greqia. Kthimi i emigrantëve në vendin tonë, ku niveli i papunësisë është i lartë (sipas INSTAT 16.9%), rrit më tej papunësinë duke zmadhuar problemet sociale që aktualisht janë të konsiderueshme. Do të ketë probleme të tjera sociale për sa i përket strehimit, shkollimit të fëmijëve etj. Largohet gjithnjë e më shumë koha e lidhjes së marrëveshjes, për njohjen reciproke të vjetërsive kontributive dhe totalizimit të tyre. Kjo përbën me të vërtetë një dëm të madh për emigrantët shqiptarë në Greqi, të cilët janë të shumtë në numër.
 
Zhvillimet e mundshme pozitive
 
/2015 Greqia dhe “kriza” e emigrantëve shqiptarë | Gazeta Tema http://www.gazetatema.net/web/2015/07/19/greqia­dhe­kriza­e­emigranteve­shqiptare/ 3/5 Duke qenë se një pjesë e mirë e emigrantëve, vijnë me një kualifikim dhe eksperiencë në fusha të ndryshme, është mundësia e aktivizimit të bizneseve të reja, duke shfrytëzuar, kursimet e tyre, apo kreditë bankare. Po kështu, duke tërhequr kursimet nga bankat greke dhe duke depozituar në bankat tona, si për depozita dhe kredi, nxit aktivizimin e mjaft mjeteve financiare, duke i dhënë një impuls aktivitetit bankar. Mund të marrin një zhvillim të mëtejshëm, ekonomitë bujqësore, që shpesh janë mënjanuar nga fermerët shqiptarë, për shkak të emigrimit. Hapja e bizneseve të reja dhe punësimet e reja, në njëfarë mase do të përmirësonin edhe skemën e sigurimeve shoqërore, në rritjen e numrit të kontribuuesve. Pa diskutim, që në këto momente është e domosdoshme prania e shtetit dhe mbështetja për këtë kategori qytetarësh nëpërmjet politikave të mbrojtjes sociale, nxitjen e punësimit, nëpërmjet financimeve dhe projekteve të veçanta me kushte lehtësuese, si hartimi i akteve ligjore në mbështetje të tyre.
 
*Shënim: Autori është përfaqësuesi i “Patronatit INAS­CISL” në Tiranë – "Monitor"

SHKARKO APP