Greqia dhe Shqipëria mes dashurisë dhe urrejtjes!

Nga Arian Galdini/Buzukun ku thyheshin pjatat, tani e kane zevendesuar hedhjet e luleve. Qejfi nuk eshte me qejf. Po edhe resortet ku zbarkonin gjermane e franceze, tani kane filluar ta permbytin shqiptaret. Turizmi nuk eshte me turizem. Po nuk u thyen ca pjata ne buzuk, e po nuk u degjuan korridoret e hoteleve te bucasin me gjuhen e Getes, duket sikur jeta nderron kurs.

Sidomos nese lulet hidhen kur kendon Anxhela Peristeri dhe ne hotele zhurmon gjuha e Themistokliut, jo atij te heleneve por te atij te Korces qe mbiemrin e ka Germenji.

Greqia nuk esnte me ajo e para. Nuk ka me kohe greku te gjerbi nje kafe me nje gote uzo se i duhet te zere rradhe. Rradhe per posten kur behen pagesa e behen deklarime, rradhe per pensionet, rradhe per kujdesin shendetesor. Edhe punet nuk paguhen me si qemoti, kur greku i mire shtrohej me miq e shoke per te ngrene dreke e pire vere te Kretes, ndersa rroga shkonte vete ne llogari, edhe pa u paraqitur i zoti i saj ne detyre.

Prandaj u ngrit Tsiprasi e u tha grekeve se kriza i ka bere greket me te varfer e kesisoj komuniste, e u ngrit Agimi i Arte per tu thene te mos luajne vendit se ne Greqi ka ende burra me mustaqe.

Megjithese Qeverine ia besuan Tsiprasit dhe rruget e ca vende ne Parlament ua besuan trimave te Agimit te Arte, greket nuk u shpetuan dot mallkimeve e gjemave te Kreditoreve.

U qeverisen per 7 – 8 dekada ne 4 – 5 familje, e mberriten ne kete derexhe kur keto familje mbeten edhe me te pasura, ndersa mireqenie e grekeve duket si nje kujtim i trishte i nje kohe tjeter.

Keshtu qe kur vijne te tilla dite kur mes halleve qe ata kane, e faturave qe u duhet te paguajne parreshtur per kreditoret, nuk kane me nge te meren me ceshtje qe i lene papune.

Ama kur jane ne kafe a buzuk, u pelqen te flasin plot pasion per armiqte qe ua kane shkaktuar gjithe keto vuajtje. Armiqte kryesore jane Kreditoret. Ata shpirtkazem, meritojne te kalben ne ferr. Armiqte e dyte jane turqit, sepse ashtu kane qene gjithmone, e te tille do mbeten per 1000 arsye. Armiqte e trete jane ata qe u kujtojne grekeve se Afendikoi nuk eshte me Zoti, por edhe i zoti i Hotelit qe falenderon Zotin qe shume shqiptare kane para per te harxhuar ne brigjet e ishujt e Greqise. Pra shqiptaret.

Kete shkallare Armiqesie neper biseda kafeneje a buzuqesh, shfrytezon politika per te shmangur llogaridhenien per mekatet e saj.

Shkallare te tilla ka ne cdo kafene fshati a lagjeje a qyteti, ne cdo vend te botes. Thjesht ndryshon emertimi, perkatesia, shtetesia, kombesia, etnia, fshati, qyteti apo rajoni.

Cdo qytetar ne cdo vend te botes ka hallet dhe armiqte e tij. E mezi pret orarin e kafese, birres apo uzos per tu kerleshur me bashkebisedues ne gare se kush ka sharjet a romuzet me te gjetura per hallet a armiqte e tij. Shpesh paradoksi shkon deri aty sa qytetare me halle te njejta por armiq te njeri – tjetrit sipas shkallares se armiqesise, ulen bashke ne te njeten tavoline duke share secili armiqte e tij, dmth edhe njeri – tjetrin. E ne fund perqafohen e shkojne secili ne pune te vete.

Shkallarja e armiqesise se qytetarit kurre nuk ka shkaktuar deme e as nxitur urrejtje. Thjesht ka mbushur dite e biseda te nxehta nen arome kafeje apo avuj alkoli. Qytetaret e thjesht gjithmone dine te bashkejtojne me armiqte e tyre sepse keshtu i japin kuptim jetes.

Problemi vjen kur ka mendje te mbrapshta qe keto shkallare armiqesie i kthejne ne mendim e veprim grupi deri ne ideologji e aksion Partie.

Shkallarja qytetare e armiqesise, ne kete moment humbet dliresine e saj dhe shnderrohet ne rrezik serioz per kedo, madje edhe per vete qytetarin qe grupohet e idiologjizohet ose jo nen keto struktura grupimi, mendimi dhe veprimi politik.

Krizat jane ushqyeset me te mira te mendjeve te mbrapshta te cilat duan te perfitojne nga hallet e medha te njerezve dhe nevoja e qytetareve per te share armiq.

Greket nuk jane me te ndryshem nga ne shqiptaret, amerikanet, italianet, francezet, turqit apo kushdo tjeter. Jemi te gjithe njelloj. Renia e Greqise ne kthetrat e grupimeve dhe ideologjive politike qe ligjerojne e nxisin armiqesite e ideologjizuara, nuk eshte fenomen vetem grek.

Ka ndodhur me pare ne vende me te medha, po ndodh sot e do ndodhe sa te jete njerezimi. Gjithmone do te kete mendje te mbrapshta qe do te duan ta kthejne ne politike, shkallaren e armiqesise se qytetareve. Gjithmone do te kete politikane qe do te duan te fitojne e perfitojne prej ideologjizimit te armiqesive.

Keshtu duhet ta shohim edhe ate qe po ndodh sot ne Greqi. Psh, kur Qeveria dhe Presidenca e Greqise mbajne qendrime qe ne na duken te padrejta dhe te pakuptimta, eshte e udhes te ndalim nje hop frymemarrjen e te perpiqemi te germojme mbi arsyet.

Nese ne vendosim ti pranojme apo jo keto arsye, ky eshte vendim krejtesisht ne te drejten dhe ne kapacitetin tone, ama qemtimi neper keto arsye mund te na beje edhe strategjikisht me te urte. Se pari, qe te mos biem edhe ne ne batakun e armiqesive te ideologjizuara. Se dyti, te mos biem ne nje perplasje ku mund te mos fitojme asgje, e madje mund te humbasim.

A nuk ju duket e cuditshme se ne po keto dite kur Gjykata e Larte e Greqise vendos te mos ekstradoje ushtaraket turq te akuzuar nga Turqia si puciste, del edhe fotoja e 7 ushtareve te ushtrise greke qe bejne shenjen e shqiponjes?

A nuk ju duket qesharake qe 7 ushtare, me 7 shqiponja ne 14 duar e 70 gishta, behen ceshtje e madhe politike qe ndez debatin edhe ne Parlamentin e Greqise edhe ne Qeverine e Greqise, edhe ne mediat greke?

Ministri i Mbrojtjes Kamenos kerkon ndeshkimin e tyre. NenKryetari i Nea Demokracia ve alarmin per foton e llahtarshme qe nxorri ne pah nje skenar te fundbotshem per Greqine.

Ministra, politikane, emra publike dhe gazetare folen e shkruan mbare e prape per te keqen e madhe qe fshihet pas kedaj fotoje.

Edhe ne Tirane u shkrua e u fol per foton dhe djemte. Ne ketu ne Tirane ndjeme krenare per djemte tane qe bene kete akt te madh patriotik sikurse eshte nje foto me 7 djem, 7 shqiponja, 14 duar dhe 70 gishta. U ndjeme aq krenare sa cdo grek qe u ndje i lenduar nga shqiponjat tona, na u duk i pagdhendur, injorant a i paditur.

Madje kemi patur edhe thirrje e kushtrime per ti treguar dhembet Athines. E kuptoj shume mire dhe e mirekuptoj akoma me mire kete krenari tonen per 7 djemte e fotos me shqiponja.

Por nuk mund te hesht kur ndjej se ka dicka qe nuk shkon. Si fillim, e kam shkruar edhe me pare, 7 djemte dhe fotoja e tyre jane nje tregues sesa te kreshperuar e kemi ne dhe greket kendveshtrimin dhe kuptueshmerine mbi ngjarje e simbolika te tilla. Eshte qesharake dhe e habitshme sesi ne ndihemi krenare dhe greket te rrezikuar, nga nje foto rinore qe mund te mos flase as me shume e as me pak sesa historia momentale e arsyeve pse e bene ate foto. Mund te jene ngazellyer se jane gjetur e takuar si rekrute ne te njejtin repart e kane ndjere mallin dhe deshiren e kujtimit per vendin prej nga vijne. Mund te jete thjesht harlisje per tu treguar familjareve te tyre se kane takuar njeri-tjetrin aty… Mund te jete gjithcka e thjeshte dhe e dlire prej 18 – 20 vjecaresh.

Nuk kane ngritur flamurin ne Janine per ta shpallur ate Kryeqytet te Shqiperise se madhe. Nuk kane ndalur ne rruge Kristos Papasin per ti veshur xhamdanin vija vija. Nuk kane shkuar ne Arpice per te mbrojtur e mare nen zoterim pronat e xhaxhi Servet Mehmetit, i cili eshte babai i ceshtjes came.  Sigurisht kane bere simbolin e shqiponjes sone dykrenore.  Per ne kjo eshte mese e mjaftueshme qe ti ndjejme ata si djemte tane qe i duam fort.

Greket? Edhe ata nuk kane asnje arsye pse te ndihen te lenduar e aq me pak te kercenuar dhe rrezikuar nga 7 djemte sepse ne fund te fundit ata me uniformen e ushtrise se Greqise kane dake ne foto. Cduhet te thonin Amerikanet per ushtaret e tyre me origjine japoneze, pasi ndodhi Pearl Harbor? A i denuan a u ndjene te kercenuar prej tyre? Jo aspak. Perlunderazi disa nga heronjte me te shquar ne ushtrine amerikane te rene edhe ne zbarkimin e saj ne brigjet e Japonise, kane qene pikerisht japoneze.

Ne me Greqine nuk kemi pasur kurre Pearl Harbor. Madje krejt e kunderta, kemi nje histori te dhimbshme, tragjike te genocidit dhe masakres se organizuar nga bandat e Napoleon Zervas kunder popullsise came qe u perzu nga shtepite, trojet dhe pronat e saj. Ne kurre nuk e kemi kercenuar sigurine apo integritetin territorial te Greqise. Madje neve edhe Diktatorin tone e kemi patur shkronjes te nje libri qe i quan dy popujt tane si miq. Edhe liberalin e politikes sone ish- Kryeministrin Fatos Nano e kemi patur dhe ende e kemi klient besnik dhe sqimatar buzuqesh dhe resortesh te Greqise. Vete Edi Rama ka qene dikur vellam me George Papandreun. Me shume ka politikane ne Shqiperi qe flasin kunder ceshtjes came sesa ka ne Greqi. Ndaj sinqerisht nuk e kuptoj, pse ne Greqi ka kaq shume pershtjellim e konsum politik per nje foto.

Mes Shqiperise dhe Greqise ka arsye per tu ndjere te qete sepse ata mbajne ne sekuestro konservative pronat e cameve, ndersa ne kemi ketu pasurine me te madhe te ardhur nga Greqia, vete Hiresine e Tij Fortlumturine Janullatos. Ne asnjehere nuk u kemi kerkuar atyre kembim pasurishe, ata te na rikthejne pronat dhe te drejtat e cameve, ndersa ne tu rikthejme Janulatosin si pasuri te pacmueshme. Kemi qene aq te paqte sa edhe kur kemi kerkuar zgjidhjen e ceshtjes came, nuk kemi vene ne diskutim investimet greke ne Shqiperi, duke ia nusr nga Janullatosi e deri ne sektoret e ekonomise.

Shprehur sa me siper, po e permbyll duke deftuar se kam shqyer syte nga habia kur kam lexuar lajmin se 7 djemte e fotos jane denuar nga Gjykata ne Greqi.

E mesuam edhe kete risi, se ne Greqi ka foto e simbole qe te cojne ne burg me vendim Gjykate.

Kjo ndodh kur shkallarja e armiqesise qytetare kthehet ne politike. Fillon dhe normohet edhe me vendime Gjykate. Ndaj thirrja ime eshte e thjeshte. Ne e dime qe ne e duam Greqine dhe Greqia na do neve. Ne e dime qe ne i duam greket dhe greket a duan neve. Te mos lejojme mendjet e mbrapshta qe te bejne politike me shkallaret e armiqesise sone qytetare. Sepse nese per ne qytetaret shkallarja jone e armiqesise eshte adrenaline qe na gjalleron jeten e nuk na zbeh dashurine, per mendjet e mbrapshta kur ajo behet politike eshte adrenaline pushteti qe shkaterron jete e mbjell urrejtje.

SHKARKO APP