Grida Duma në Shkodër: Bardh Spahia u kërcënua “live” në televizor

Ish-deputetja e PD, Grida Duma ndodhet në Shkodër, në mbështetje të kolegut të saj demokrat, Bardh Spahia që sot pritet të njihet me masën e sigurisë në gjykatë.

Në një lidhje për News24, Duma tha se janë në pritje për të hyrë në sallën e gjyqit.

“Ish-deputeti u kërcënua “live” në televizor. “Po ta mbajti dil” iu tha Bardh Spahisë”- u shpreh Duma ndërsa theksoi se kjo është fytyra e këtij shteti.

“Ajo që duhet të jetë e qartë për sa kohë gjithçka është legjitime, bashkia administron asetet e veta nuk është protestë. Kryeministri që e la vendin pa Gjykatë Kushtetuese të mbajë kosto.

Sot bashkitë janë në përgjegjësi të plotë për të mbrojtur asetet e tyre. Shqipëria nuk është kuti kartoni dhe murin e ka shembur nga ky qytet. Protesta e djeshme një nga gjërat e mrekullueshme që ndodhi, nuk ishte pjesë e kurthit të maxhorancës. Në këtë vend bëhen ligjet dhe jo letrat”,- u shpreh Duma, ndër të tjera.

SHKARKO APP