Gruaja që ka rritur më shumë se 630 fëmijë
Një grua është kujdesur dhe ka rritur më shumë se 630 fëmijë. Raelene MacDowell dhe bashkëshorti i saj Ted kanë filluar të kujdesen për ata që nga viti 1978.
Çifti nga California u martuan në 1964 dhe kishin tre fëmijë të tyre. Më vonë vendosën që të bëheshin prindër birësues.
72-vjeçarja kishte ëndërruar që të kujdesej për fëmijët jetimë që kur ishte e vogël dhe burri i saj kishte rënë dakort me vendimin e saj.
“Unë i dua të gjithë fëmijët për të cilët jam kujdesur. Dua që fëmijët ta kuptojnë se çfarë do të thotë kujdes dhe dashuri,”-ka thënë Raelene për ABC News. “Mendoj që çdo fëmijë në botë meriton që të duhet dhe të kujdeset të paktën nga një njeri. Ne përpiqemi që ta bëjmë këtë dhe të sigurohemi që ata të ndjehen se janë personi më i rëndësishëm në jetën tonë.”
Raelene dhe Ted thanë se fëmijët për të cilët janë kujdesur kanë lindur nga nëna që janë përdoruese të drogës ose janë viktima të abuzimit. Fëmijët do të qëndronin nën kujdesin e tyre për disa ditë ose disa vjet përpara se të vendosej një plan i përhershëm për ta, ndërkohë që nënat e tyre biologjike i nënshtroheshin kujdesit mjeksor.
“Duke bashkëpunuar me nënat e fëmijëve, agjencia hartonte një plan për ta. Gjithashtu edhe ne i mësonim atyre sesi të kujdeseshin për foshnjet dhe ti edukonin.”
Çifti tashmë ka 10 fëmjë, shtatë prej të cilëve janë të birësuar, kanë 28 nipër e mbesa dhe pesë stërnipër.