Grupi parlamentar i PD takim me përfaqësues të PPE: Sinjal i fortë se zhvillimet në Shqipëri janë në fokusin e BE
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi tregon se sot në Kryesinë e Kuvendit, ata janë takuar me përfaqësues nga 28 parti simotra të Partisë Popullore Europiane.
Bardhi shkruan se gjatë takimit u diskutuan disa çështje, përfshirë zgjedhjet, deformimin e demokracisë, kapjen e institucioneve, pengimi i drejtësisë dhe rrezikun e një shteti të dominuar nga interesa të kriminale.
“Ky mision faktmbledhës nuk është thjesht një vizitë protokollare. Është një sinjal i fortë se zhvillimet në Shqipëri janë tashmë në fokusin europian. Rezolutat e PPE-së po konkretizohen me verifikim në terren dhe me dëgjimin e fakteve”, shkruan ai.
Postimi i plotë
Sot, sëbashku me kolegët e Kryesisë së Grupit Parlamentar, u takuan në Kryesinë e Kuvendit me përfaqësues nga 28 parti simotra të Partisë Popullore Europiane, përfshirë eurodeputetë.
Në një diskutim të hapur dhe serioz, trajtuam çështjet që shqetësojnë çdo qytetar: zgjedhjet, deformimin e demokracisë, kapjen e institucioneve, pengimi i drejtësisë dhe rrezikun e një shteti të dominuar nga interesa të kriminale.
Ky mision faktmbledhës nuk është thjesht një vizitë protokollare. Është një sinjal i fortë se zhvillimet në Shqipëri janë tashmë në fokusin europian. Rezolutat e PPE-së po konkretizohen me verifikim në terren dhe me dëgjimin e fakteve.
Faleminderit EPP për mbështetjen.
KOHA JONË SONDAZH

