Gunes i përgjigjet Panuccit, Calhanoglus i besohet roli i trekuartistit

Nëse Christian Panucci ka ende dilemat e tij se me cilin rreshtim do të zbresë në fushën e lojës përballë Turqisë, nga ana tjetër Senol Gunes ka një ide të qartë. Siç bëjnë me dije mediat turke, Gunes e ka vendosur rreshtimin që do të përdorë në ndeshjen kundër kuqezinjve në “Loro Boriçi”.

Porta pritet t’i besohet Gynok të Basaksehir, ndërkohë që Gonul, Sojuncu, Kaldirim e Kabak do të përbëjnë repartin e mbrojtjes.

Çalhanoglu do të jetë padyshim lojtari që do të udhëzojë shokët e skuadrës në mesfushë, ndërsa përkrah tij janë të sigurt Can dhe Jazici. Ka ende balotazhe për emrat e tjerë, por Takdemir dhe Emre janë dy më të mundshmit për të zbritur në fushë nga minuta e parë në këtë repart.

Sa i përket sulmit, Burak Ylmaz pritet të luajë nga minuta e parë dhe jo Çenk Tosun, me këtë të fundit i cili pritet të japë kontributin e tij në pjesën e dytë të ndeshjes.

SHKARKO APP