Guvernatori Sejko thirrje bankave: Financoni ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe sektorin e bujqësisë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u ka bërë thirrje bankave që të rrisin financimet për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, veçanërisht në sektorin e bujqësisë, për t’i dhënë më shumë mbështetje ekonomisë.

Guvernatori theksoi se kreditimi për sektorin privat ka shënuar rritje në vitet e fundit dhe se kredia bankare mbetet burimi kryesor i financimit të ekonomisë.

“Portofoli i kredisë për sektorin privat ka arritur në 720 miliardë lekë. Kredia për sektorin privat është rritur me rreth 15% gjatë viteve të fundit. Një akses më i lartë në kredi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do t’i hapte rrugë përmirësimit të mëtejshëm të mirëqenies së shoqërisë. Qeveria ka miratuar një skemë të garancisë sovrane. Progresi i bërë gjatë këtyre dy viteve të fundit është inkurajues. Sektori bankar duhet të ketë më shumë vëmendje ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si edhe sektorit të bujqësisë. Inkurajoj edhe bizneset e vogla dhe të mesme që t’u drejtohen bankave për konsulencë”, tha Sejko gjatë aktivitetit për nënshkrimin e partneritetit të ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes shqiptare në kuadër të programit kombëtar Dyfisho Sipërmarrjen Tënde.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?