Haga vendos më 16 shtator, Rutte: KFOR do të qëndrojë në Kosovë pavarësisht vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte deklaroi se aleanca do të vijojë të jetë e angazhuar për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë. Rutte deklaroi se KFOR do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë, pavarësisht zhvillimeve që mund të pasojnë aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK -së.

“Kjo vlen edhe sot, pavarësisht se çfarë lajmesh mund të vijnë këtë javë ose në periudhën e ardhshme, por edhe sa i përket zotimit afatgjatë për paqe dhe siguri në Kosovë”, tha Rutte.

Më herët nga ambasadat në Kosovë është lajmëruar për kujdes pasi gjatë kësaj jave mund të ketë trazira të dhunshme pas vendimit për katër ish-krerët e UÇK nga Haga.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më 16 shtator pritet që Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë të shpallin vendimin për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?