Hap dyert shkolla e re ”Rexhep Mezini” në Ishëm, Rama: Pjesë e 53 objekteve arsimore të reja ose të rindërtuara

Shkolla e Mesme e Bashkuar “Rexhep Mezini” në Ishëm të Durrësit ka nisur këtë të hënë vitin e ri shkollor në ambiente të reja dhe me infrastrukturë bashkëkohore. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar pamje nga godina e re dhe mjediset e saj.

Sipas Ramës, shkolla është një prej 53 objekteve arsimore që këtë vit të ri shkollor hapin dyert si ndërtesa të reja ose të rindërtuara. Godina është konceptuar me ambiente të dedikuara për zhvillimin e procesit mësimor, si edhe hapësira për aktivitete edukative dhe krijuese.

“Rexhep Mezini” synon t’u ofrojë nxënësve kushte më të mira për zhvillimin e procesit mësimor, duke krijuar ambiente më të sigurta dhe funksionale. Investimet në infrastrukturën arsimore janë pjesë e ndërhyrjeve të ndërmarra në disa zona të vendit, me synim përmirësimin e kushteve në të cilat zhvillohet mësimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?