Hapet aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë, Balluku: Lehtëson qarkullimin dhe nxit zhvillimin turistik dhe bujqësor

Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku, bashkë me kryeministrin Edi Rama ishin të pranishëm në hapjen e rrugës së re Qukës-Qafë-Plloçë ku prej ditës së sotme është i aksesueshëm për të gjithë automjetet.

Teksa ka ndarë foto nga ky moment, Balluku nënvizon se ky aks jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin drejt juglindjes, por krijon mundësi zhvillimi për të gjithë zonën, duke nxitur më tej turizmin, por edhe sektorin bujqësor.

”Hapet aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë. Rruga e shumëpritur e juglindjes tashmë është e aksesueshme për të gjitha automjetet.  Një projekt i trashëguar me shumë problematika që sollën jo pak vonesa, por nga sot është i hapur në të gjithë gjatësinë e tij, duke lehtësuar qarkullimin si dhe nxitur zhvillimin turistik dhe bujqësor të të gjithë zonës”,-shkruan Balluku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?