Hapet tuneli i Qafë-Buallit
Ka përfunduar dje shpimi i tunelit të Qafë Buallit, pjese e aksit te rëndësishëm të rrugës se Arbrit. Tuneli është i gjatë 464 metra dhe ka filluar në fillim të muajit tetor 2014 dhe përfundoi ditën e sotme.
Në inspektimin e datës 6 dhjetor 2014 në Bulqizë, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto u shpreh mbi punimet në Qafë-Buall se kompania po ecte me ritmet e duhura dhe kërkoi që punimet për ndërtimin e tunelit të bëhen në standardet bashkëkohore ndërsa deklaroi se data 30 dhjetor do të ishte data që tuneli do të bashkohej në shpim nga të dyja anët.
Rruga e Arbrit është një ndër prioritetet e qeverisë shqiptare, për zhvillimin e zonës dhe lidhjen e zonës verilindore me zonat e tjera në vend dhe rajonin. Ky është tuneli i parë, që po ndërtohet nga një kompani shqiptare./Vizion Plus